Lufta në Ukrainë është 'faktori i vetëm negativ më i rëndësishëm" për ekonominë botërore'. Kështu deklaroi drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, në një intervistë dhënë televizionit CNBC.
"Çdo gjë që krijon më shumë pasiguri është padyshim e dëmshme për perspektivat e rritjes dhe për t'iu përgjigjur nevojave dhe aspiratave të popujve kudo", tha drejtori i Fondit, duke komentuar rënien e dy raketave në territorin polak të martën e kaluar.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Moska: Nuk do të heqim dorë nga territoret e aneksuara në Ukrainë! Zelensky: 10 milionë ukrainas janë në errësirë
M.Q./ReportTv.al