FMN: Mbi 30 për qind e punësimeve në Shqipëri janë informale! Pengesë për uljen e varfërisë, qeveria të marrë masa

9 Dhjetor 2021, 17:10| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 18:58

  • Share

Informaliteti vijon të mbetet pengesë për rritjen e produktivitetit në vend dhe uljen e varfërisë. Sipas FMN-së, punëtorët informalë në Shqipëri përfaqësojnë 30.3 për qind të fuqisë punëtore që është shifra më e lartë në Evropë, duke bërë që ata të përfitojnë pak ose aspak nga rritja e pagës minimale, pavarësisht se janë në vështirësi më të madhe se punëtorët formal.

Për këtë arsye FMN sugjeron qeverinë të marrë masa.

“Rritja e pagës minimale duhet të plotësohet me masa efektive për uljen informalitetit dhe përmirësim të produktivitetit. Një rritje e mëtejshme e pagës minimale duhet të jetë shoqëruar me masa vendimtare për reduktimin e informalitetit, pasi informaliteti i lartë kufizon përfitimet e paga minimale për punëtorët më të rrezikuar”, thuhet ndër të tjera në raportin e FMN-së.

Madje sipas vlerësimit të FMN-së informaliteti i lartë kufizon edhe ndikimin e rritjes së pagës minimale për shumicën e punëtorëve. Ndërsa sipas INSTAT informaliteti në punësim është 21.9%, por pa përfshirë sektorin bujqësor. Nga ana tjetër sipas analizës së kryer thuhet se edhe pse pagat janë rritur së fundmi me 15.4% vlera absolute e pagës minimale të Shqipërisë mbetet një nga më të ulëtat në Evropë.

FMN kërkon të rritet pjesëmarrja e fuqisë punëtore dhe të reduktohet informaliteti në mënyrë që të rriten edhe kontributet e sigurimeve shoqërore.

Gjithashtu sipas institucionit ndërkombëtar duhet përmirësim i sistemit të mbrojtjes sociale, duke reduktuar gabimet e përjashtimit dhe pasaktësitë mbi përfituesit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?