Mes pasigurisë botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar është më optimist për ekonominë e Shqipërisë. Në një vlerësim të bërë së fundmi FMN thotë se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.8% këtë vit, dhe jo 3.5% sa ishte parashikimi i janarit të këtij viti.
Motorët kryesor të rritjes ekonomike pritet të jenë të njëjtët turizmit dhe ndërtimi.
Ndërkohë FMN ka ulur pritshmëritë për rritjen globale të ekonomisë për shkak të luftës tregtare të nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ekonomia e botës thotë FMN do të rritet me 2.8% këtë vit ose 0.5% më pak se parashikimi i janarit.
“Pasiguria dhe paparashikueshmëria e politikave është një shtytës kryesor i perspektivës ekonomike. Nëse vazhdon, kjo rritje e menjëhershme e tarifave dhe pasiguria e shoqëruar do të ngadalësojë ndjeshëm rritjen globale. Duke reflektuar kompleksitetin dhe rrjedhshmërinë e momentit, raporti ynë paraqet një sërë parashikimesh për ekonominë globale. Ne parashikojmë që rritja e tregtisë globale do të ulet më shumë se prodhimi, në 1.7 përqind në 2025-një rishikim i rëndësishëm në rënie që nga Përditësimi ynë i ËEO në janar 2025”, thotë FMN në një analizë të publikuar së fundmi.
Komente
