Ekonomi

FMN ngre alarmin për pensionet në vend, Fatos Çoçoli: Skema e tanishme duhet reformuar! Qeveria t'i përgjigjet shqetësimit! Gajo: Nuk mjafton rritja e pagës minimale

30 Janar, 19:45| Përditesimi: 30 Janar, 19:51

  • Share

TIRANË - Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti alarmin për skemën e pensioneve në Shqipëri, nisur nga fenomeni nëndeklarimit të pagave. Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli shprehet në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn se ky shqetësim i FMN është i drejtë dhe se qeveria duhet të përgjigjet me një reformë të denjë pensionesh.

'Shqetësimi i FMN i drejtë për pensionet. Ngre shqetësimin që skema e tanishme duhet reformuar. Me një reformë të thellë dhe të shkojë deri në nivelin e shtyllave kryesore që mbahen pensione këtu. Kërkesa është e drejtë. Strukturat tona të gjejnë gjuhën për shqetësimin e FMN. Përgjigja e qeverisë, për shkak të të ardhurave ka ardhur rritja e pensioneve jo prej skemës. Ka ardhur prej shtimit të nivelit. FMN duket qartazi jo dakord me këtë mënyrë. Duhet ardhur në një skemë të re, radikale. Në mënyrë që të ardhurat të rriten ndjeshëm në nivelin e pensionit mesatar. Është një nxitës, stimul më shumë për qeverinë që të sjellë reformën e re. E shoh këtu më shumë ngritjen e shqetësimin për FMN.'

Ndërsa eksperti tjetër Albert Gajo mendon se qeveria shqiptare e ka më të lehtë se në vende të tjera të ndërmarrë një reformë pensionesh, pasi nuk ka përballë sindikatat. Kurse për bonusin ndaj pensionistëve, ai e quan një paketë elektorale të qeverisë.

'Reformë në pensione është gjithmonë e dhimbshme, qeveritë gjithnjë kanë përballë sindikatat. Në Shqipëri nuk ekziston, qeveria është munduar të punojë me pagën minimale, të përmirësojë eficiencën e pagave dhe duke nxitur kompanitë të rrisin pagat e punonjësve. Por janë masa sporadike. Skema e pensioneve nuk mundet të qëndrojë, është një piramidë e kthyer përmbys. Skema duhet të ndryshojë. Vërtet ka një impakt por nuk do ndalojë financimin e buxhetit të shtetit. Bonusi është një formë për të fshehur problemet që ka. Janë para. Bonusi nuk është i garantuar. Paketa e bonuseve është elektorale.'

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?