FMN

Ekonomi

FMN: Sektori bankar në Shqipëri është transformuar! Ulja e kredive të këqija nga 25 në 5% forcoi bankat! Zhvlerësimi i valutave, shkak kryesor bumi turistik

16 Prill, 09:53| Përditesimi: 16 Prill, 14:26

  • Share

Bankat në Shqipëri i kanë përballuar me sukses sfidat nga pandemia e deri tek lufta në Ukrainë. Ky është konkluzioni i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili në raportin e sapo publikuar thotë se sistemi bankar është i mirëkapitalizuar. 

Në raportin ‘Testimi i stresit në sektorin bankar shqiptar’, thuhet se qëndrueshmëria e sektorin bankar është rritur edhe më shumë vitet e fundit pasi është ulur fort norma e kredive me probleme, nga 25% në vitin 2014 në nën 5% në fund të 2024-ës. 

“Gjatë dekadës së fundit, sektori bankar shqiptar ka pësuar një zhvillim të jashtëzakonshëm transformimi. Nga një kulm prej gati 25 për qind në 2014-në kreditë me probleme ranë në pak më pak se 5 për qind e totalit të kredive në 2024, falë reformat financiare dhe një makroekonomie të fortë”, thuhet në raportin e FMN.

Në një analizë të detajuar e ndërtuar mbi disa skenarë risku, FMN ka dalë në konkluzionin që bankat në Shqipëri janë rezistente edhe ndaj goditjeve që mund të vijnë nga normat e interesit apo kursi i këmbimit. Për të ruajtur këto indikatorë pozitivë FMN i sugjeron vendit të vijojë reformat për rritjen e stabilitetit financiar dhe zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve financiare.

Ndërsa raporti i dytë i publikuar nga FMN është përqendruar tek kursi i këmbimit dhe faktorët që sollën zhvlerësimin e monedhave të huaja. Flukset e larta valutore të ndikuara prej bumit turistik vlerësojnë ekspertët e FMN-së që janë shkaqet kryesore që ndikuan në forcimin e lekut dhe dobësimin e valutave. 

Në analizë gjithashtu evidentohet fakti që zhvlerësimi i valutave mund të përdoret si mjet edhe për të mbajtur në kontroll inflacionin, siç edhe ka ndodhur në Shqipëri, ku një nga faktorët kryesor që ka reduktuar inflacionin e importuar ka qenë rënia e valutave. Aktualisht euro po këmbehet me 99 lekë, ndërsa dollari ka zbritur në vlerat minimale të këmbimit prej 87 lekë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?