FNSH aksion blic në Elbasan për arrestimin e personave të rrezikshëm, shoqërohen 10 persona

16 Gusht 2019, 12:59| Përditesimi: 16 Gusht 2019, 14:23

  • Share

ELBASAN- Një ditë pasi Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thirri në takim drejtuesit vendor e qendror në Policinë e Shtetit, disa prej të cilëve morën edhe kritika të ashpra pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend, se uniformat blu u vunë në lëvizje.

Burime zyrtare pranë policisë konfirmojnë se që prej mbrëmjes së djeshme, forca të shumta policie blinduan Elbasanin, duke ndërmarrë kështu një operacion për arrestimin e disa personave të cilësuar si me rrezikshmëri të lartë në këtë zonë.

Kontrolle u ushtruan edhe në periferi të Elbasanit, si edhe në disa banesa të tjera në zonë. Aksioni i policisë nisi për arrestimin e disa personave të skeduar nga policia, e që dyshohen se janë bashkëpunëtorë me Ylber Ademin, kosovarin që pak ditë më par u kap në Papër të Elbasanit me 19 pistoleta e 1.6 kg tritol të marra së Servi e të trafikuara drejt vendit tonë.

Report Tv mëson se operacioni e kishte pikënisjen me kontrollin në një lokal në zonën e Pajovës, vend ku policia dyshonte se mund të strehoheshin personat e kërkuar. Gjatë operacionit, i cili vijoi deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte u shoqëruan mbi 10 persona, por asnjëri prej të shumëkërkuarve nuk përfundoi në pranga.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicidoli: 16/08/2019 15:53

    Rrnohte Birisha u hapi syt ketoj mileti i srmszpsi per te mbrokt vedin

    Përgjigju
  • Vlonjati: 16/08/2019 13:29

    Shkatërrojini nimetë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?