Qindra automjete luksoze prodhime të viteve 2015-2020 u janë nënshtruar kontrolleve nga Tirana, Durrësi, Korça, Vlora, Elbasani, Berati e Fieri përgjatë 48 orëve. Nga këto automjete ,37 janë bllokuar dhe janë shoqëruar 134 persona. Në kryeqytet janë vendosur 6 pika kryesore kontrolli që prej mbrëmjes së djeshme vijojnë aksionin deri në një afat të papërcaktuar sipas urdhrit të lëshuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu për “makinat e luksit”.
Burime për ReportTv bënë me dije se të dhënat e marra nga këto mjete si dhe përdoruesit e tyre do t'i nënshtrohen më pas operacionit "Forca e Ligjit" për të justifikuar blerjet me vlera nga 40-250 mijë euro për automjet.
Leja e qarkullimit, akti i pronësisë, numri i shasisë dhe modifikimet janë disa nga kontrollet që forcat e policisë kryejnë për çdo automjet. Këtij kontrolli i shtohet edhe një kontroll i imtësishëm në brendësi të automjetit. Në rast të konstatimit të mangësive në dokumentacion, automjeti bllokohet, ndërsa të dhënat për rastet e dyshuara i kalojnë Operacionit "Forca e Ligjit".
Ky aksion i ndërmarrë nga Policia e Shtetit vjen në një kohë kur OFL në javën e parë të punës ka lëshuar formularë auto-deklarimi dhe ka sekuestruar pasuritë e disa prej personave të skeduar apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale.
Policia e Shkodrës vijon kontrollet ndaj mjeteve luksoze. Forcat e FNSH dhe Forcat e rendit janë vendosur në hyrje të Shkodrës duke kontrolluar mjete pa dokumentacionin përkatës dhe kontrolle ndaj personave të shpallur në kërkim që lëvizin në Shkodër. Ende nuk ka të dhëna mbi rezultatet e deritanishme, rezultate të cilat pritet të bëhen publike në orët në vijim.
Një makinë luksoze, tip Hummer është ndaluar në Kukës gjatë kontrolleve të policisë të zhvilluara ditën e sotme. Automjetet luksoze kanë qenë nën lupën e policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë përgjatë kontrolleve të ushtruara në ditët e fundit.
Në qendër të kontrolleve kanë qenë edhe makinat e shtrenjta dhe ato me targa të huaja në qytetin e Fierit. Burime pranë policisë bëjnë me dije se përgjatë katër ditëve të fundit janë sekuestruar për verifikime 10 automjete luksoze.
Vijojnë kontrollet edhe në qytetin e Elbasanit për persona të shpallur në kërkim, armë apo drogë. Prezencë të madhe të forcave të policisë ka pasur në Peqin, rrethrrotullimin pranë postës, tek Ura e Shkumbinit. Në qendër të kontrolleve kanë qenë makinat e shtrenjta dhe ato me targa të huaja. Në kuadrin e 72 orëve në qarkun e Elbasanit janë kontrolluar 300 automjete.
Postblloqe policie janë vënë edhe tek rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë. Efektivë të policisë rrugore, të komisariateve dhe të sektorit të trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kanë kryer kontrolle ndaj automjeteve luksoze. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta në një panoramë të situatës së postbllokut TEG tha se në rast të konstatimit të mangësive me dokumentacionin e automjetit, apo gjetjes së sendeve të paligjshme, makina sekuestrohet direkt, ndërsa të dhënat i kalojnë Operacionit Forca e Ligjit, ngritur në kuadër të aktit normativ Anti-KÇK për të vënë në "filtër" pasuritë e personave të hetuar apo dënuar për krime të rënda.
Gjatë kontrollit efektivët e policisë kontrollojnë lejen e qarkullimit, pronësinë, siguracionin, por edhe ndërhyrjet që mund të ketë pasur ky mjet në numrin e shasisë, apo edhe në të dhënat e tjera që e bëjnë atë të identifikueshëm, kur ka mbërritur në territorin shqiptar dhe është apo jo i vjedhur. Në rast të konstatimit të faktit që automjeti mund të jetë i vjedhur, në bashkëpunim me Europol, do të kryhen të gjitha procedurat që automjeti t'i kthehet pronarit të ligjshëm në shtetet ku është vjedhur.
Ishte një urdhër i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të nisur kontrollet në mbarë vendin për të kontrolluar një database, se kush e ka në pronësi automjetin, dhe nëse ka apo jo ndërhyrje në shasi.
Që prej mëngjesit të djeshëm po vijojnë kontrollet e imtësishme në qarkun e Korçës. Forca të shumta policie janë vendosur në 6 bashkitë e qarkut Korçë duke ushtruar kontrolle, mbi persona të dyshuar, automjete luksoze si dhe automjete me targa të huaja.
Policia dhe FNSH kanë vijuar kontrollet edhe në akset kombëtare në rrethin e Krujës. Gazetari Julian Shota raporton se objektiv janë makinat luksoze të cilat i nënshtrohen kontrolleve për dokumentacion, armë apo sende të kundraligjshme. Kontrolle të imtësishme ka pasur edhe në Kurbin dhe Shkodër.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetin e Vlorës. Gjatë aksionit i cili ka vazhduar prej mbrëmjes së djeshme janë sekuestruar tre makina të cilat janë dërguar në Komisariatin e Vlorës për verifikim.
E di cfare ... KCK , ne fakt ka te beje me zyrtaret e shtetit , ky eshte kuptimi i KCK ! Duhen shikuar pronat e zyrtareve te shtetit qe kan masakruar kete vend dhe mos merreni me njerez kot .
PërgjigjuÇfare show dhe turpi! A thua nuk dihet kush jane krminelet dhe trafikantet e cdo qyteti dhe cdo lagjeje?! Ky show eshte me kriminal se vetem mjetet dhe pasurite e droges.
PërgjigjuPo nuk besuat si i kam fitu leket per 3 muj bleva benc te funit se jam leonard kadrimi nen drejtori hajdut i kadastres durres. Un kam shoqni edhe me tfortet ne durres po mu policia as me afrohet se kam bo aq shume lek me korrupsion saqe mund te jetoj gjith jeten. Ma dha mundesine Artan Lame ju boft dita njimij.Rrofte korrupsioni dhe Hotel Palace Durres aty me gjeni o OFL leshit ju sfidoj.
PërgjigjuUn per vete nuk jam i fort pir rrij me te fortet. Punoj nendrejtor te kadastea durres dhe per 3 muj pune kam ble benc te funit por policia nuk me ndalon. Kam fitu shume lek me korrupsion bashke me ca tjere qe punojn ne kadaster me Vis Pengilin qe eshte bo milioner ne aluizem. Po deshet me hetoni o polica leonard kadrimi quhem me gjeni te ish hipoteka durres. Kam plot shoke bosa me lek korrupsioni Ard Iljazin qe ka ble BMW ish drejtori hipotekes, Tur Çobani drejtori aktual i kadastres durres eshte bo strmilioner per 3 muj pune. Ky eshte lek kurse OFl as qe do na preki me dore fareeeeeeeee. Rrofte korrupsioni ne shqipri.
PërgjigjuPrania e shtuar policore dhe masat qe marrin jane tejet abuzive. Kryesore eshte qe cenojne te drejten e prones dhe lirine e levizjes. Autoritetet kane informacionin e nevojshem se cilat automjete jane te shtrenjta apo luksoze. Sepse identifikohen nga tegjistri i targimit. Tua cojne formularin me poste dhe pergjigjen ta marrin po njesoj. Nese refuzohet apo nuk pergjigjen atehere po, mund te ndalojne e sekuestrojne mjetin. Fushata ndaj te ashtuquajturve gangestere ka kthyer ne gangestere vete shtetin.
PërgjigjuKy eshte thjesht show policor se kriminelet i kan mbyll makinat se nuk jan aq idiot sa ti dalin para policise me makina te blera me droge e prostitucion.Policia duhet ti shkoj ne shtepi e ti sekuestroj makinat qe kan mbyll.
PërgjigjuShum I drejt ku I gjeten 250 mije euro per team Marr 1 making.
PërgjigjuNokajt tu ba pallat ne hymje te Lezhes me para korrupsionit dhe droget e spo e ndal kush
PërgjigjuPo smi bllokon makinat edi rama mu se jemi shok
PërgjigjuPse nuk kapni dashnoret e drejtorave ju me polica legena? Ervin Krymbi eshte sekseri durresit dhe ka bo lek se ka nejt ushtar i indrit taullait. Ervin Krymbi me 4 makina te shtrenjta naper durres dhe lepihet edhe te zodiaku si ushtar.
PërgjigjuEj po rrini akoma ne durres mer cunat e Ofl se keni bastarda me kap sa dush. Tan Qorrin me gjith vllain e vet, Ervin Krymbi me gjith Ardjan Iljazin qe kan ble makina lluksi me rrog shteti. Pse nuk i kontrollon iher policia kto plena. Kto jan lepurusha mer zvarr i merni nga makinat e lluksit. Forca iher policia te shofim or mik si do ja dilni.
PërgjigjuAndej poshte nga saranda, permeti, skrapari andej shkoni se andej eshte mafja, andej jane pronat....cfare tallje spektakli beni o shtet. I keni mes tiranes super mafjozet e super pasurite e super makinat. Boll beri paralajmerim naltmadhnia e tij Skenderbeu jone qe ti mbyllin garazhe ca dite makinat e ikin me pushime ne majorca mafjozet e vertete se kjo pune me fushata eshte, dmth tallje me popullin e ndershem e puntor. Skufjo e gjitha, nuk fillon nga koka nga tirana dhe pa paralajmerim po ben show ne sarande e permet apo ne korce e pogradec qe kane ngelur pleq e te pa afte ne pune.
PërgjigjuKy esht kontrolli me pa kuptim qe behet. Me ket Edi ja ka fut dhe Lulit nga budalliku.
PërgjigjuNuk jan 37 po 37 mij makina luksi te blera me lek krimi e droge por tani i kan mbyll ne garazhe derisa te mbaroj ky show i radhes i qeverise.
PërgjigjuKa nje problem, qe shumica e ktyre qe i jan kontrolluar makinat i jan kthyer mbrapc. Pra OFL-se kontrolli po i ktheht MBRAPC
Përgjigju