Fokaçe me rozmarinë, mbushur me krem djathi dhe proshutë nga zonja Albana

12 Prill 2023, 11:46| Përditesimi: 12 Prill 2023, 11:48

  • Share

Fokaçe me rozmarinë në tost

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 10 gr maja
  • 1 lç sheqer
  • 150 ml qumësht
  • 100 ml ujë të vakët
  • Vaj ulliri
  • Rozmarinë
  • Kripë

Për tostin:

  • 2 feta djathë tosti
  • 2 feta proshutë
  • Djathë i shkrirë

Përgatitja:

Në një tas të madh përziejmë kripën me sheqerin, majanë dhe miellin. Teksa i përziejmë shtojmë gradualisht 2 lugë vaj ulliri. Shtojmë më pas rozmarinën e grirë dhe 1 filxhan ujë të ngrohtë. E punojmë brumin për 5 minuta, i cili duhet të jetë pak ngjitës.

Lyejmë një tavë me pak yndyrë dhe vendosim duke e hapur mirë brumin e fokaçes. E mbulojmë me një qese plastike dhe e lemë brumin të vijë në një vend të ngrohtë për rreth 30 minuta. Më pas e shtypim brumin me ndihmën e një luge. E spërkasim me borzilok të tharë, spec djegës, hudhër të grirë, rozmarinë dhe pak vaj ulliri. E vendosim fokaçen të piqet në furrë në 200 gradë për 40 minuta.

Pasi të jetë pjekur, fokaçen e presim në mes. E lyejmë me djathë të shkrirë, kalojmë djathë tosti dhe proshutë dhe e vendosim në tostier grill.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?