Kultura

‘Fokus Award’ e fiton iraniani me foton ‘Përkulja' (VIDEO)

30 Shtator 2021, 14:20| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 14:31

  • Share

'Fokus Awrd' e fitoi Majid Hojati iraniani me foton Përkulja. Për fotografin e njohur italian Massimo Scacca pavarësisht vështirësive në përzgjedhje përshtypjet janë më të mirat.

‘Po sigurisht përzgjedhja ishte e vështirë pasi sepse ishin shumë propozime dhe të gjitha ishin komplet të ndryshme. Ishte e vështirë të gjenim imazhin që prezantonte në forman më të mirë edhe konceptin e konkursit.’- tha Massimo Scacca

“Mono”, është eskpozita në edicionin e 12-të  të Festivalit Ndërkombëtar të fotografisë “Fokus Aëard” i cili u mbajt në Galerinë e Arteve ‘Janaq Kilica’ në Fier. 44 pjesëmarrës nga 15 shtete të ndryshme të botës, u përzgjodhën  nga kuratorët si finalist për të qenë  pjesë e ekspozitës ku nuk mungoi puna impresionuese dhe e fotografëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

‘Jam shume I lumtur. Kemi bërë një grup shumë të mirë  fotofrafësh profesionist nga e gjithë Shqiperia.  Për këtë aktivitet kanë aplikuar 155 pjesëmarrës, por janë zgjedhur 44 pjesemares  për të ekspozuar fotografitë e tyre në këtë galeri. Synojmë që të dalim jashtë Shqiperise dhe të drejtohemi drejt Europës me  Fokus Award”.- tha drejtori i Fokus Award, Arben Alliaj.

Ekspozita e fotografisë “Mono” do të qëndrojë e hapur në galerinë e Arteve në Fier, për dy javë për të gjithë vizitorët e interesuar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?