Tre pyetje për Edi Ramën, jo si kryeministër!
E ka mirë deputetja: Kjo që po ndodh në Akademinë e Shkencave nesër më 24 maj, zgjedhjet e paligjshme atje në të gjitha kuptimet, ishte ajo që para disa muajsh ti quaje reformim nëpërmjet rithemelimit???
Të njëjtët persona, që vijnë vërdallë si në lojën e karrigeve apo si te vallja gazmore për çliminj : “Erdhi shoqja prapa meje dhe shaminë ma vuri!”, që zgjidhen pa kandidatura rivale sepse askush nuk guxon të flasin në Akademinë e Shkencave dhe jo më të kandidojë, zgjedhje të paligjshme me ligjin e vjetër që deputetët e kanë sjellë për t’a hedhur në kanal!!!
Cfarë turpi për Shqipërinë !!!
Kjo ishte ajo që ti quaje demokratike? Që mënjanë deputetët tuaj, me në krye Eglantina Gjermenin, në komision ndjekin procedura antikushtetuese, për ta ndryshuar ligjin, kurse më anë tjetër Skënder Gjinushi dhe Vaso Tole, me Salvator Bushatin, votohen për pesë vjet me ligjin e kalbur të tanishëm???
Cfarë turpi për një Shqipëri të shekullit të XXI!!!
Ky është pakti që ti gjoja ke bërë me universitetet, kur ministrja jote e arsimit, jo imja, fsheh paturpësisht mendimin e komunitetit universitar të vendit sikur të kishte të bënte me kalamaj që mësojnë abetaren në ndonjë shkollë rurale ???
Çfarë skandali!!!
Dhe ti ndërkohë hesht, hesht, hesht!
Kjo është kultura, shkenca, arti, dija që ti mbron tani??? O në strehën e pushtetit dhe të politikës, o hiç fareeeeee!!!
Cfarë metamorfoze!
Bën sikur nuk ke dijeni, sikur është gjë e vogël me të cilën merren “thikat” e dorës së dytë si Gjermeni, Shahini, Ikonomi? Ato lënë të nënkuptohet se nuk kanë cfarë të bëjnë ty!
Hipokrizisë i beson ti tani???
Fol mor burrë! O mbroji o dënoji ato zgjedhje që të mbetet në histori gjykimi yt!
Heshtja është aprovim!
Fol Edi!
Nuk besoj arrin derisa dikush të ta ketë mbyllur gojën ty! Veç në pastë me se!
Ore sikur jeni trembur te gjith cfar jeni a thua nuk po' keni euro per te ngrene buke, vajmedeti per popullin kur bejne keto sikur po' zien me vertete ooooo popull te ngrihehemi dhe ti shporrim keto ligena si majtas si djadhtas se keto e rrjepen ket popull qe nuk ka as per te ngrene buke
Përgjigju