Këngëtarja Adelina Ismaili

VIP & Spektakël

“Fol për njerëzit që janë vrarë për ty”, komentuesit i kthehen rëndë Adelina Ismailin

5 Janar 2019, 16:03| Përditesimi: 5 Janar 2019, 16:14

  • Share

Adelina Ismaili është një nga divat e muzikës shqiptare. Ajo do të mbahet mend për thyerjen e tabuve dhe sado vite të kalojnë do të kujtohet si një nga këngëtaret e rralla që patën guximin të shfaqeshin ekstravagante që në vitet 2000.

Por së fundmi ajo është shfaqur mjaft krenare për krijimin e ushtrisë në Kosovë dhe këtë emocion e ka shfaqur edhe në intervistën e saj për “klan kosova”, të cilën e ka publikuar edhe në instagram në profilin e saj. Por përveç reagimeve pozitive, ka pasur edhe nga ata persona që e kanë ofenduar.

Na mbyte me këto fjalime e mendime të mykëta. Adelinë ti mundesh me tregu për ndonjë gjë që ke bërë për njerëzit që janë vrarë për ty se nëse mbetesh me na tregu ti se kush e ka bërë ushtrinë neve na u ka q* nana,”- shkruan komentuesi.

Mirëpo nuk ka vonuar dhe ka ardhur edhe përgjigjia e Adelinës. “Mos e ndiq çdo hap timin se mund të nervozohesh kot. Nëse di diçka për vrasjet e mia, unë personalisht do ta shkruaj ty emrin si dëshmitare të dëshmosh në polici dhe gjykatë. Por mos ofendo është nivel shumë i ulët. Paqe” !- përfundon këngëtarja.

Komentet në postimin e Adelinës

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?