Foto ilustruese

Kronikë

‘Fole’ prostitucioni në Berat, arrestohet tutorja 19-vjeç! Nën hetim dy motra, njëra prej tyre e mitur

7 Mars, 12:09| Përditesimi: 7 Mars, 12:12

  • Share

Berat-Një 19-vjeçare në Berat është vendosur në pranga pasi shfrytëzonte dy motra për ushtrimin e prostitucionit.

Sipas njoftimit të policisë motrat, njëra 19 dhe tjetra 15-vjeçe do të hetohen në gjendje të lirë.

"Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasja S. K., 19 vjeçe, banuese në Berat, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasja A. A., 19 vjeçe dhe motra e saj 15 vjeçe. Nga hetimet dyshohet se shtetasja S. K. shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetaset e tjera", informoi sot policia.

Gjatë këtij operacioni në pranga ra edhe 1 një person tjetër që vinte baste ilegalisht, me celularë. Gjatë kontrollit në banesë blutë gjetën, 1 shufër hekuri, 1 elektroshok, 1 shkop bejsbolli, 2 maska dhe 7 celularë. Ndërkohë dy të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.

 "U vu në pranga shtetasi K. B., pasi nga hetimet dyshohet se vinte baste sportive, me celularë. Gjithashtu, në kuadër të operacionit “Multiple”, nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e shtetasit K. B., shtetasin V. B. dhe për shtetasin B. E., 19 vjeç, pasi nga hetimet dyshohet se vinin baste sportive, me celularë", infoemoi sot policia.

Operacioni u kodua “Multiple”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Foto: Sendet e sekuestruara nga policia

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?