Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, Gjirokastër

'Folk on Tur', Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore koncert në sokakët e Gjirokastrës

21 Gusht, 14:05| Përditesimi: 21 Gusht, 14:23

  • Share

Trupa artistike e Ansamblit Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore përcolli mbrëmjen e 20 gushtit në qytetin e gurtë të Gjirokastrës vlerat e traditës shqiptare.

Të shumtë ishin qytetarët dhe turistët të cilët shijuan atmosferën në sheshin ‘Çerçiz Topulli’ duke kërcyer dhe kënduar me disa nga artisët e mirënjohur të skenës.

Koncerti u organizua në kuadër të turit “Folk on Tour” nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme ansambli do të japë koncert në qytetin e bukur bregdetar të Sarandës.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?