Ylli Manjani, mbështetës publik i “Foltores”, ka kërkuar mbylljen në zyrë të ambasadorëve perëndimorë.
Sipas tij, ringritja e opozitës do të vijë nga shqiptarët.
“Nuk kam pasur asnjë dyshim, përkundrazi, kam bindje të thellë se ambasadorët e SHBA e Britani janë përdorur nga pushteti absolut këtu për propagandë. Janë përdorur si mjete për të dërrmuar opozitën politike në vend.
Padyshim, përdorja e tyre ka ardhur pas lobingjeve korruptive që pushteti ynë ka bërë në Uashington, Londër e madje edhe Bruksel.
Shkatërrimi i opozitës politike ishte dhe mbetet investimi më “serioz” i këtij pushteti. Ai u absolutizua kur opozita u dobësua, u ble e u përça edhe me kontributin e diplomatëve të huaj këtu.
Ndaj kam forcuar mendimin se Ringritja nuk vjen nga jashtë, por nga shqiptarët. Në këtë pikë nuk dakordësohem me opozitën e sotme e cila ende pret mbështetje e zgjidhje nga "të huajt"...
Sa më shpejt ta kuptojnë shqiptarët këtë fuqi të tyre, aq më mirë për Shqipërinë.
Ambasadorët duhet të mbyllen në ambasadat e tyre dhe jo të na bëjnë moral idiot!
Ata kanë mision strikt të përfaqësojnë interesat e vendeve nga vijnë dhe në komunikim zyrtar me qeverinë dhe jo të bëjnë deklarata për shtyp për çështje të politikës, demokracisë apo shtetit tone”, shkruan ai./Tema
Asnje moral idjiot nuk na bejn te huajt ,arrogancen dhe shperfilljen Manjani ta bej brenda mureve te opozites se populli i ka te hapura syte nuk e mashtroni dot me.Si mund te flasi nje ish minister drejtesie me kete gjuhe per ambasadoret?? Do e bej opozita Shqiperin prap duke vjedhur se nuk jane ngopur akoma!
Përgjigju