Bota

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates dhuron miliona dollarë në luftën kundër koronavirusit të ri

28 Janar 2020, 17:16| Përditesimi: 28 Janar 2020, 17:35

  • Share

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka vendosur të dhurojë 10 milion dollarë në luftën kundër koronavirusit të ri.

Lajmi u bë i ditur nga Fondacioni Gates.

Gjysma e shumës së dhuruar do të shkojë në Kinë dhe gjysma tjetër në Afrikë, në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

"Shuma do të shpenzohet" për të ndihmuar shpëtimtarët e linjës së parë në Kinë dhe Afrikë, duke shpresuar se do të shërbejnë në parandalimin e përhapjes së virusit të ri”, - shkruhet në një deklaratë nga fondacioni.

Shënim.

Para pak ditësh, në një postim të botuar në blogun ‘The Eye of the needle’, citohet një artikull nga ‘Business Insider’ dhe deklaratat e Eric Toner dhe Johns Hopkins, për një "alarm" të nisur tre muaj më parë, në lidhje me efektet e një pandemie nga një koronavirus nga Brazili dhe që parashikonte se do të shkaktonte 65 milion viktima.

Po çfarë lidhje ka kjo me Bill Gates?

Deklarata e Eric Toner dhe Johns Hopkins  u bënë në emër të Forumit Ekonomik Botëror (Wef) dhe fondacionit të Melinda & Bill Gates.

‘Partizanët’ e teorive komplotiste nxituan të thonë se Bill Gates ka qënë kohë më parë në dijeni të shpërthimit të koronavirusit, i cili deri tani ka vrarë 107 persona dhe se ai ka ‘një plan djallëzor’ për të fituar miliona dollarë përmes një vaksine të re kundër koronavirusit të ri.


Lajmi kryesor:

Virusi kinez, 107 viktima, konfirmohet rasti i parë i infektuar në Gjermani, dyshime në Rumani (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?