Fondet IPARD/ PS s’flet pa provat e BE-së! PD ‘zhurmë’ për mocion, por braktis interpelancën

18 Korrik, 17:31| Përditesimi: 18 Korrik, 20:50

  • Share

Grupi i Partisë Demokratike këmbënguli mes debateve të zhvillojë mocion me debat për abuzimin me fondet IPARD-së për bujqësinë, edhe pse kërkesa e tyre u rrëzua dhe socialistët argumentin se pa pasur raportin final të BE-së, nuk mund të bëjnë debat.

“Opozita i shtriu dorën mazhorancës që të bëhemi bashkë dhe të analizojmë gjetjet e OLAF, në funksion të zhbllokimit të fondeve. Për këta nuk është problem, këta po nuk patën fonde që t’i vjedhin, këta nuk i duan fondet.”, tha Gazmend Bardhi, kreu i grupit tw PD

 

“Raporti është konfidencial ende, ndaj propozuam që pasi ky proces dhe përpjekja për të zhbllokuar fondet, që mos ta minojmë përpjekjen për ti zhbllokuar. Pasi të qartësohet situata bëjmë debat”, tha Bledi Çuçi, kreu i grupit tw PS.

Mundësinë për tu shprehur e patën në një interpelancë pak më vonë me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, por pas zhurmës në fillim të seancës, munguan në përballjen me qeverinë duke boshatisur sallën e parlamenti.

96 milionë euro të programit IPARD 2 tha ministrja e bujqësisë janë investuar në 540 projekte. Ajo theksoi edhe një herë se abuzimi nuk është 33 mln euro saç akuzohet dhe se IPARD 3 nuk është hapur ende.

Në vitin 2023 një hetim i zyrës së BE-së kundër mashtrimit, zbuloi një keqpërdorim serioz të fondeve të paraanëtarësimit të BE-së për bujqësinë në Shqipëri të programeve IPARD dhe rekomandoi bllokimin e paketës 112 milionë euro për programin IPARD 3, derisa të merren masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. OLAF kishte konstatuar 3 shkelje aplikantët paguanin një pjesë të grantit tek një kompani konsulencë lokale, kontratat jepeshin përmes një konkursi të manipuluar dhe me çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.

 

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?