Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të aplikojnë në Fondin e Komunitetit përmes të cilit mund të vendosësh edhe një ashensor të ri në pallatin ku banon. Ai shkruan se për të moshuarit dhe pensionistët projektet financohen 100% nga bashkia.
Postimi i plotë:
“A e dije se duke aplikuar në Fondin e Komunitetit mund të vendosësh edhe një ashensor të ri në pallatin ku banon? Për të moshuarit dhe pensionistët projektet financohen 100% nga Bashkia e Tiranës. Ndiqe videon dhe mëso më shumë”, shkruan Veliaj.
Qëllimi i Fondit të Komunitetit është të nxisë bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve dhe Bashkisë Tiranë për përmirësimin e ambienteve të përbashkëta në ndërtesat në bashkëpronësi, përmes një skeme bashkëfinancimi. Me anë të këtij investimi të përbashkët arrihet që të rritet edhe vlera e pronës.
Komente

Investim dhe perkujdesje ndaj te moshuarve nxirr grup pune,evdentoi dhe filloi direkt investimin qe te bindet populli e jo prralla e fallcitete se nuk ju beson kush vetem rreni 24 ore,njelloj si me kredit e buta qe ja u shperndani politikanve,na iken fmit jasht shtetit vetem per pamundesi te marries se nje shpie prej jush qe popullin e thjeshte e shumzoni me zero,por vjen dita dhe ju merr hak zoti.
PërgjigjuU mblodhen nga e gjithe Shqiperia pergjegjsit e pallateve qe po u marrin frymen pensioniste duke iu kerkuar para dhe duke bllokuar ashensoret. Tani flet Lali.
Përgjigju