Fondi vjetor i KQZ për partitë, PS merr pjesën ‘e luanit’, 104 mln lekë për PD, zero lekë për Berishën! 11 forcat politike që marrin para

12 Prill 2023, 12:29| Përditesimi: 12 Prill 2023, 16:04

  • Share

Si forca që mori numrin më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Socialiste përfiton pjesën më të madhe të ‘tortës financiare për vitin 2023’. Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, selia rozë përfiton rreth 151.5 milionë lekë.

Partia Demokratike arkën e së cilës aktualisht e menaxhojnë Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, merr mbi 104 milionë lekë. Berisha mban vetëm ‘Shqup-in’, paratë shkojnë te Selia e re përballë Gjykatës Kushtetuese.

Por teksa ndryshe nga aleatët e tyre demokratë, çështjet e drejtimit i kanë të zgjidhura, arka e ish LSI, tashmë Partia e Lirisë do të jetë më e shfryrë, për shkak se në zgjedhjet parlamentare të 2021 mori më pak vota se në 2017. Për  2023, Partia Lirisë përfiton vetëm 15.577 mijë lekë.

Janë në total 11 parti që përfitojnë nga fondi vjetor prej 345.6 milionë lekësh, mes të cilave edhe “Nisma Thurje” e vetmja forcë politike që në zgjedhjet e 25 prillit 2021 nuk siguroi dot një mandat deputeti.

 “KQZ merr në referimin fotografinë e parë të konfigurimit të kuvendit të Shqipërisë pavarësisht se gjatë legjislaturës konfigurimi i partive politike në kuvend mund të ndryshojë, por në interpretim korrektë të ligjit duhet t’i qëndrohet rezultatit të dalë nga zgjedhjet të përkthyer në numër mandatesh”, tha Celibashi në mbledhjen e sotme.

Viti zgjedhor I jep atyre mundësinë të përfitojnë para edhe për fushatën elektorale për bashkitë, përfshirë edhe PD, të cilën bojkoti i zgjedhjeve të 2019 nuk do ta penalizojë për paratë.

Fondet vjetore që u shpërndahen Partive politike

Fondi prej 345 600 000 (treqind e dyzet e pesë milion e gjashtëqind mijë) lekë, nga buxheti i shtetit, u shpërnda si më poshtë vijon:

1.            Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 151.494.783 lekë

2.            Partia Demokratike (PD) 103.926.170 lekë

3.            Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 9.753.658 lekë

4.            Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 8.018.647 lekë

5.            Partia Republikane Shqiptare (PR) 13.223.679 lekë

6.            Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA) 8.018.647 lekë

7.            Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 8.018.647 lekë

8.            Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 8.018.647 lekë

9.            Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) (Partia e Lirisë) 15.577.215 lekë

10.          Partia Social Demokrate (PSD) 12.266.269 lekë

11.          Partia Nisma Thurje (NTH) 6.283.636 lekë

Fondet vjetore nuk do të jenë të vetmet që do të përfitojnë palët politike.  Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën fondin prej 100 milionë lekësh për financimin e partive politike për zgjedhjet vendore të 14 Majit.  Fondi do të do të llogaritet sipas rezultatit të zgjedhjeve të 2015-s, kjo për shkak të një neni kalimtar në Kod Zgjedhor, i cili detyron llogaritjen në bazë të këtyre zgjedhjeve, ndërkohë që normalisht do të duhej të ishte llogaritur vota e zgjedhjeve pararendëse të të njëjtit lloj.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?