Cristiano Ronaldo

Sport

Forbes/ Cristiano Ronaldo, për të tretin vit radhazi sportisti më i paguar në botë

17 Maj, 13:01| Përditesimi: 17 Maj, 13:05

  • Share

Cristiano Ronaldo vazhdon të dominojë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në renditjen e sportistëve më të paguar në botë. Për të tretin vit radhazi, ylli portugez kryeson listën prestigjioze të revistës “Forbes”, duke përfituar 275 milionë dollarë në periudhën e fundit 12 mujore, një shifër që e vendos ndjeshëm përpara rivalëve të tij në sporte të tjera.

Rritja e ndjeshme e të ardhurave të 40-vjeçarit, që vitin e kaluar kapnin shifrën prej 260 milionë dollarësh, lidhet ngushtë me pagën marramendëse prej 200 milionë dollarësh në vit që ai përfiton nga klubi saudit Al-Nassr, si dhe nga marrëveshjet e shumta jashtë fushës, përfshirë sponsorizimet dhe markat personale.

Në vendin e dytë renditet basketbollisti amerikan Stephen Curry me 156 milionë dollarë, ndërsa podiumi plotësohet nga boksieri britanik Tyson Fury me 146 milionë dollarë. Lionel Messi, rivali historik i Ronaldos, mban vendin e pestë me 135 milionë dollarë, ndërsa superyjet si LeBron James dhe Kevin Durant janë gjithashtu në mesin e 10 më të paguarve.

Interesant është fakti se në mesin e 50 sportistëve më të paguar, nuk figuron asnjë grua, një fenomen që është përsëritur edhe këtë vit, duke ngritur sërish pyetje mbi barazinë gjinore në sportin profesionist.

10 sportistët më të paguar sipas “Forbes” (2025):

Cristiano Ronaldo (POR, futboll - Al-Nassr) - 275 milionë $

Stephen Curry (SHBA, basketboll - Golden State Warriors) - 156 milionë $

Tyson Fury (ANG, boks) - 146 milionë $

Dak Prescott (SHBA, futboll amerikan - Dallas Coëboys) - 137 milionë $

Lionel Messi (ARG, futboll - Inter Miami) - 135 milionë $

LeBron James (SHBA, basketboll - LA Lakers) - 133.8 milionë $

Juan Soto (DOM, bejsboll - New York Mets) - 114 milionë $

Karim Benzema (FRA, futboll - Al-Ittihad) - 104 milionë $

Shohei Ohtani (JAP, bejsboll - LA Dodgers) - 102.5 milionë $

Kevin Durant (SHBA, basketboll - Phoenix Suns) - 101.4 milionë $

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?