Ka qenë një vit si asnjë tjetër dhe nuk po flasim vetëm për pandeminë. Numri i miliarderëve në klasifikimin e 35-të vjetor të Forbes, të njerëzve më të pasur në botë është rritur në një shifër të paprecedentë: 2.755 – 660 më shumë krahasuar me një vit më parë. Në total, shuma e pasurisë së tyre është 13.1 trilionë dollarë, 8 trilionë më shumë se totali i klasifikimit të vitit 2020.
Në klasifikimin e vitit 2021 janë shtuar 493 emra të rinj, një tjetër rekord duke bërë që të shfaqet një miliarder i ri çdo 17 orë. Ndër ta, 210 janë nga Kina apo Hong-Kongu, 98 nga SHBA. Hyrja e re, me 38.2 miliardë dollarë, është Miriam Adelson, nga Nevada, e cila ka trashëguar perandorinë e kazinove të të shoqit, Sheldon Adelson, i cili vdiq në janar.
Hyrje të tjera të reja të rëndësishme konsiderohen producenti i filmave dhe programeve televizive Tyler Perry; bashkëthemelueses së aplikacionit të takimeve Bumble, Whitney Wolfe Herd miliarderja më e re self-made në botë dhe Guillaume Pousaz, themelues i shoqërisë së pagesave Checkout.com.
250 persona të tjerë që kishin dalë nga klasifikimi në të kaluarën janë rikthyer. Është e mahnitshme kur vëren se, duke marrë të gjitha gjërat në konsideratë, 86% e miliarderëve janë më të pasur se një vit më parë.
Jeff Bezos, për të katërtin vit radhazi është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej 177 miliardë dollarësh, 64 miliardë më shumë krahasuar më shumë se vitin e kaluar, falë rritjes së aksioneve të Amazon.
Elon Musk, është miliarderi që ka shënuar më shumë fitime në 12 muajt e fundit, renditet i dyti në botë dhe pasuria e të cilit është 151 miliardë dollarë.
Rritje e pasurisë prej 126.4 miliardë dollarësh është e jashtëzakonshme krahasuar me një vit më parë kur renditej në vendin e 31-të, pasuria e të cilit ishte 24.6 miliardë dollarë. Arsyeja kryesore e kësaj rritje është rritja me 705% e vlerës së aksioneve të Tesla-s.
Manjati francez Bernard Arnault, renditet I treti, por pasuria e tij është dyfishuar, nga 76 miliardë në 150 miliardë dollarë.
Kjo falë të rritjes me 86% të aksioneve të Lvmh, që zotëron marka si Louis Vuitton dhe Christian Dior, përveç kompanisë së produkteve kozmetike Sephora.
Totali i pasurisë së dhjetë personave më të pasur arrin në 1.15 trilionë dollarë, 2/3 më shumë se 686 miliardë vitin e shkuar. Në total, miliarderët europianë kanë fituar 1 trilion dollarë në vitin e fundit.
Vlera neto e personit më të pasur në botë
Pasuria neto e personit më të pasur
Në vitin 2021, katër persona zotërojnë një pasuri të barabartë ose më të madhe se 100 miliardë dollar, nga vetëm një që ishte vitin e kaluar Jeff Bezos. Përveç Bezos, Musk dhe Arnault është edhe Bill Gates, i cili renditet i katërti, me 124 miliardë dollarë. Kjo falë forcës së aksioneve që zotëron në Microsoft, Hekurudhën Kombëtare në Kanada dhe në agjencinë e traktorëve Deere & company.
Top 5 mbyllet me themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg, me 97 miliardë dollarë. Edhe pasuria e tij shënoi një rritje befasuese, me 42,3 miliardë në një vit. Aksionet e Facebook u rritën me 80% në 12 muajt e fundit, ku njerëzit në të gjithë botën përdorën platformat e tij sociale për të mbajtur kontaktet me të tjerët gjatë pandemisë.
Ëarren Buffett është njeriu i gjashtë më i pasur në botë, pasuria e të cilit kap vlerat e 96 miliardë dollarë. Është hera e parë që nga viti 1993 që investitori i nderuar, i cili drejton Berkshire Hathaway nuk shfaqet ndër pesë të parët. Megjithatë, për 90-vjeçarin Oracle of Omaha viti nuk ka qenë i negativ– pasuria e tij është rritur me 28.5 miliardë dollarë krahasuar me një vit më parë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi me numrin më të lartë të miliarderëve në botë, 724 nga 614 një vit më parë, megjithatë Kina po ngushton hendekun me 698 miliarderë , në listë përfshin edhe 71 persona nga Hong-Kongu dhe 1 nga Makao. Vitin e kaluar SHBA kishin 614 miliarderë kundrejt 456 krahasuar në Kinë, 66 nga Hong-Kongu dhe 1 nga Makao. Si rezultat i fitimeve në Kinë, Pekini është shtëpia e më shumë miliarderëve se kudo në botë, duke tejkaluar edhe Nju Jorkun.
India është e treta për numrin e miliarderëve, me 140. Totali i pasurisë së 1.149 miliarderëve të Azi Paqësorit arrin në 4.700 trilionë dollarë, ndërsa pasuria e miliarderëve amerikanë, në 4.4 trilionë.
1.975 miliarderë një rekord janë self-made, nga 1.457 në 2020, duke shënuar një rritje prej 72% këtë vit. Ndërkohë që edhe më i dukshëm është ndryshimi me vitin 2001, kur 49% e 565 miliarderëve ishin self-made. Forbes përdor termin “self – made ” në kontrast me pasurinë “ e trashëguar” (inherited) dhe “të trashëguar dhe në rritje” (inherited & growing). Kjo nuk do të thotë që një biznesmen ka krijuar një pasuri miliardëshe pa ndihmën e askujt, sepse për të arritur këtë, nevojitet punë skuadre.
Numri i përgjithshëm i miliarderëve dhe statusi i vetë-bërë
Statusi i Self-Made
Njëqind e gjashtë personat e përfshirë në listë janë nën 40 vjeç, dy të tretat e të cilëve janë self-made. Miliarderi më i ri self-made në botë është 26-vjeçari amerikan Austin Russell, i cili ndëpreu studimet në Stanford për të themeluar kompaninë e sensorëve për automjete, Luminar Technologies. Pasuria kap vlerën e 2.4 miliardë dollarë dhe renditet i 1299 në klasifikim.
Në mesin e miliarderëve të botës përfshihet edhe 18-vjeçari Kevin David Lehmann nga Gjermania, babai i të cilit Guenther Lehmann kaloi në emrin e tij zinxhirin e farmacive dm-drogerie mkt tek ai, me vlerë 3.3 miliardë dollarë dhe renditet në vendin e 925.
E ndërkohë që miliarderi më i ri është 18 vjeç, më i moshuari është 99 vjeçari, është manjati i sigurimeve amerikane George Joseph.
Sipërmarrësi Mukesh Ambani është bërë njeriu më i pasur në Azi. Ai renditet i dhjeti në klasifikim, me një pasuri prej 84.6 miliardë dollarësh. Ambani lë pas Jack Ma, njeriu më i pasur në kontinent një vit më parë, i cili ka zbritur nga pozicioni i 17-të në të 26-in, pavarësisht se pasuria e tij është rritur me thuajse 10 miliardë, në 48.4 miliardë dollarë.
Njeriu, pasuria e të cilit është rritur më shumë në termat e përqindjes është kinezi Zhong Shanshan. Ai e kuotoi kompaninë e tij të ujit në shishe, Nongfu Sprind në Bursën e Hong Kongut, në vjeshtë, dhe aksionet u rritën, duke e çuar pasurinë e tij në 68.9 miliardë dollar, duke shënuar një rritje me 3.345% krahasuar me 2 miliardë një vit më parë.
Miliarderë të rinj dhe vlerë të kombinuar neto
61 persona të shfaqur në klasifikimin e 2020 kanë rënë nga lista në klasifikimin e 2021. Bëhet fjalë për numrin më të ulët në dekadën e fundit. Ndër personat të cilët nuk janë më pjesë e kësaj liste përmendim sipërmarrësen e produkteve të Maky-Up Kylie Jenner, pjesëtare e familjes Kardashian dhe guvernatorin e West Virginia, Jim Justice.
Nga mesi i marsit të 2020 kanë vdekur 23 miliarderë, duke përmendur këtu zviceranin Benjamin de Rothschild, trashëgimtar i familjes historike të bankierëve, manjatin brazilian të bankave Joseph Safra dhe ai i kazinove, Sheldon Adelson.
Më 27 Mars, pasi Forbes kishte finalizuar renditjen e këtij viti, miliarderi çek Petr Kellner vdiq aksident me helikopter në Alaskë. Pasuria e tij prej 17.5 miliardë dollarësh, e cila ka të ngjarë t'i kalojë gruas dhe fëmijëve të tij, është përfshirë në përllogaritje.
Forbes përdori çmimin e aksioneve më 5 Mars dhe kurset e këmbimit për të llogaritur pasuritë e miliarderëve (për listën e vitit të kaluar, ato u bënë më 18 Mars, 2020).
10 njerëzit më të pasur në botë
#1 | Jeff Bezos
Pasuria: 177 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Amazon
Selia: Seattle
#2 | Elon Musk
Pasuria: 151 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Tesla, SpaceX
Selia: Austin, Teksas
#3 | Bernard Arnault
Pasuria: 150 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: mallra luksoze
Selia: Paris
#4 | Bill Gates
Pasuria: 124 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Microsoft
Selia: Medina, Uashington
#5 | Mark Zuckerberg
Pasuria: 97 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Facebook
Selia: Palo Alto, Kaliforni
#6 | Ëarren Buffett
Pasuria: 96 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Berkshire Hathaëay
Selia: Omaha, Nebraska
#7 | Larry Ellison
Pasuria: 93 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: softëare
Selia: Lanai, Haëaii
#8 | Larry Page
Pasuria: 91,5 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Google
Selia: Palo Alto, Kaliforni
#9 | Sergey Brin
Pasuria: 89 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Google
Selia: Los Altos, Kaliforni
#10 | Mukesh Ambani
Pasuria: 84,5 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Të ndryshme
Selia: Mumbai, Indi