Lista vjetore e ‘Forbes’ e ka renditur të 21-ën Rihanna-ën në listën e grave më të pasura në Amerikë. Forbes publikoi listën e vitit 2022 për "Gratë më të pasura ‘self made’ në Amerikë", renditja vjetore për gratë sipërmarrëse, drejtuese dhe më të suksesshme financiarisht. Lista vjetore e ‘Forbes’ e ka renditur Rihanna-ën të 21-ën.
Rihanna është miliarderja më e re në të gjithë listën, 34-vjeç, që ka një pasuri neto prej më shumë se një miliard dollarë. Pasuria e saj 1.4 miliardë dollarë vijnë kryesisht nga suksesi i linjës së saj kozmetike, Fenty Beauty.
"Ajo gjithashtu ka 30% të aksioneve në linjën e të brendshmeve Savage x Fenty”, shkruan Forbes.
RiRi thuhet se është miliarderja e parë e Barbados dhe në prill u shpall si muzikantja më e pasur në botë. Të tjera gra të famshme ‘self made’ janë Kylie Jenner (600 milionë dollarë), Taylor Swift (570 milionë dollarë), Beyonce (450 milionë dollarë), Kim Kardashian (1.8 miliardë dollarë), Reese Witherspoon (430 milionë dollarë), Serena Ëilliams (260 milionë dollarë). ), Sandra Bullock (225 milionë dollarë), Madonna (575 milionë dollarë), Kris Jenner (230 milionë dollarë) dhe më shumë. Shikoni listën e plotë këtu.