Foto ilustruese

Bota

Forca Ajrore e Ukrainës nisi stërvitje të shkallës së gjerë me SHBA-n dhe 7 vende të tjera të NATO-s

8 Tetor 2018, 23:51| Përditesimi: 8 Tetor 2018, 23:58

  • Share

Forca Ajrore e Ukrainës ka nisur të hënën stërvitje të shkallës së gjerë me Shtetet e Bashkuara dhe shtatë vende të tjera të NATO-s.

Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi ka njoftuar se lojërat e luftës, të koduara si “Qielli i pastër 2018”, do të zgjasin 12 ditë dhe do të zhvillohen në perëndim të Ukrainës.

Në lojërat e luftës po marrin pjesë rreth 700 trupa, gjysma e tyre nga vendet anëtare të NATO-s: Shtetet e Bashkuara, Britania, Holanda, Belgjika, Danimarka, Estonia, Polonia dhe Rumania.

Qëllimi është të rriten kapacitetet rajonale për të siguruar sovranitetin e hapësirës ajrore dhe për të promovuar paqen dhe sigurinë përmes bashkëpunimit. 

Ka njoftuar përmes një deklarate Forca Ajrore e SHBA-së.

Mirëpo në këtë vend shqetësimet janë rritur për shkak të aktivitetit të shtuar të Rusisë në rajon, sidomos pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?