Konfiskimi i kompleksit ‘Colombo’ në Durrës, terhiqet policia! Hoteli e shtëpitë me vlerë 1 mln euro të Pëllumb Tudës! Gjykata: Me paratë e krimit! E ëma: Janë nga emigracioni

Një numër i madh policësh u angazhuan të mërkurën për konfiskimin e kompleksit “Colombo”-s në plazhin e Durrësit, pronë e Pëllumb Tudës perfituar me parate e krimit. Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara kërkoi ndihmën e Policisë së Durrësit për të kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, por hasi në rezistencën e familjarëve të Pëllumb Tudës njohur dhe me nofkën Pali Tuda. Pasi qendroi dy ore policia u terhoq pa dhënë arsye ndaj pritet të kthehet në ditët në vijim për të ekzektuar vendimin e gjykatës.

Nëna e Pëllumb Tudës tha prona i përket 10 fëmijëve të saj që kanë punuar prej vitesh në emigrim, tezë kjo që u mbështet nga avokati i cili tha se konfiskimi është i padrejtë pasi kompleksi eshte në bashkepronesi.

“Kam 5 vajza dhe 5 djem, të cilët punojnë jashtë shtetit. Këto shtëpia i kanë bërëme djersë se kanë punuar 30 vjet në emigrim”, tha Bajame Tuda.

"Familjarët që janë investitorë kanë bërë vetë banesat e tyre. Ata kanë bërë një kërkesë Gjykatës së Durrësit për të marrë pasuritë e tyre që u takojnë dhe është në konflik gjyqësor. Ky vendim nuk mund të ekzekutohet pasi këta persona nuk janë thirrur dhe as pyetur nga gjykata. Nuk mund të veprohet në këtë rast. Nuk mund të nxjerrim familjarë, pleq e të sëmurë. Aty ka njerëz të paralizuar. Janë disa familje, madje dhe të tjerë janë në Itali”, tha avokati Baftjar Rusi.

 

53-vjeçari Pëlumb Tuda eshte dënuar në Itali për trafik drogë, ndersa ne Shqipëri u hetua për pastrim parash. Gjykata e Durrësit vendosi konfiskimin e Colombos në 2022, vendimi që u konfirmuar së fundmi nga Gjykata e Apelit në Tiranë pasi u provua se eshte perfituar nga veprimtaria kriminale.

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani: 24/10/2024 21:46

    Hajde Bafte hajde a keno ngel ke avukat Baftja neser do u nxjerrin

    Përgjigju
  • Tunxh o bir: 24/10/2024 19:16

    Pellumb tuda osé pal tuda,,puro durrsake,,,tok e xanun,,,futi dinamitin se kemi nevoje per hapesira,,na myten shpellat,,

    Përgjigju
  • nona: 23/10/2024 10:14

    futini dinamitin shembeni,,,lironi hapsira ne plazhin e durresit....

    Përgjigju
    • Shqip: 24/10/2024 20:21

      Sakt, ktheheni shtepi per te moshuarit.

    • Jo: 23/10/2024 11:06

      Te behet kopesht femijesh ose azil pleqsh

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?