Endri Shabani dhe Berisha në sfond

'Forcat e reja i bëjnë fresk Ramës', Endri Shabani replikon me Berishën: Je pjesë e tavës, ke marrë leje ndërtimi nga Rama

16 Nëntor, 17:39| Përditesimi: 16 Nëntor, 17:42

  • Share

TIRANË - Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani ka reagaur në rrjete sociale pas deklaratave të Sali Berishës për partitë e reja.

Kreu i PD-së, nga arresti shtëpiak në ballkon sulmoi forcat e reja politike.

Shabani bëri ironi me Berishën duke e quajtur ‘Berisha i tretë Para Erës Sonë’. Më tej iu përgjigj akuzës se forcat e reja i bëjnë fresk Ramës, duke vënë në dukje se Berisha i ka marrë leje ndërtimi Ramës.

'Vazhdojnë sulmet nga fronti anti-perëndimit

Ditën e djeshme, Berisha i tretë Para Erës Sonë, doli tek ballkoni i burgut dhe sulmoi forcat e reja.

Pasi votoi sistemin zgjedhor që dobëson opozitën;

pasi i votoi amnistinë që falte hajdutët e Ramës;

pasi i mori Ramës disa leje ndërtimi,

tha se “forcat e reja i bëjnë fresk Ramës, prandaj populli duhet të dallojë ‘opozitën e vërtetë’”.

Tani që atij i pëlqen opozita kjo dihet, se e ka mbajtur partinë e tij për 20 vite në opozitë dhe po përgatitet ta mbajë edhe 40 vitet e ardhshme.

Por sot ai na sulmon pikërisht ngaqë populli po e kupton se kush është pjesë e tavës, dhe kush kërkon realisht ta përmbysë tavolinën.

Prandaj edhe sondazhet tregojnë që njerëzit po largohen përditë nga supa e prishur e këtyre tre dekadave duke kërkuar ndryshimin e vërtetë, jo iluzionin e ndryshimit.

Por pa merak: kur të rinjtë të marrin pushtetin, Berisha do mundet të formojë koalicionin opozitar me Ramën. Me atë rast, nisur nga statusi i pensionistit, të dy do përfitojnë nga fakti që ne do kemi rritur pensionet.

E vetmja gjë që nuk po arrij të deshifroj është kjo akuza se ne i bënkërkemi fresk Ramës.

Dmth në këto ditë dimri ky po e ngroh Ramën dhe ne po i fusim mornicat?! Se nuk po arrij ta kuptoj çfarë ka dashur të thotë autori.', shkruan Shabani në Facebook.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • turi: 17/11/2024 07:21

    MOS E HARXHO FRYMEN KOT ME ATE PALACO O SHABANO...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?