Ushtria e Kosovës

Forcat e Sigurisë së Kosovës po përgatiten për stërvitjen me ushtrinë amerikane në Gjermani

21 Shkurt 2022, 12:36| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 12:38

  • Share

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdojnë përgatitjet për pjesëmarrjen në Stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate “Dynamic Front 22” që do të mbahet në Gjermani.

Lajmin e ka dhënë sot përmes një postimi në rrjetet sociale ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj. Mehaj në një postim në Facebook, ka theksuar se kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë.

“Vazhdojmë përgatitjet për pjesëmarrjen e trupave tanë në Stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate ‘Dynamic Front 22’ që do të mbahet në Gjermani, e udhëhequr nga Ushtria Amerikane në Evropë. Kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë. Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët tjerë, të bashkuar dhe të vendosur, për mbrojtjen e paqes , sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?