Forcat e ushtrisë përgatisin rezervat e shtetit për familjet në nevojë, Xhaçka: Do t'ia dalim të gjithë bashkë!

20 Mars 2020, 11:44| Përditesimi: 20 Mars 2020, 11:52

  • Share

Në këto ditë pandemia, ku të gjithë duhet të dalim me orare të përcaktuara dhe të qëndrojnë të izoluar në pjesën më të madhe të kohës, shumë prej tyre mund të kenë vështirësi ekonomike.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar një video të përgatitjes së rezervave materiale të shtetit nga forcat ushtarake.

Ato janë paketuar që të dërgohen në familjet në nevojë.

“Një proces zinxhir, i mirëkoordinuar mes gjithë strukturave, për të mbuluar me shpejtësi e efikasitet nevojat e pensionistëve dhe familjeve në vështirësi financiare në këto ditë lufte.
Me shumë durim do t’ia dalim të gjithë bashkë!”,ka shkruar ministrja.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?