Në 24 orët e fundit, forcat ruse kanë sulmuar qytetet dhe fshatrat e Ukrainës 2200 herë: tha Andriy Kovaliov, zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, citon Ukrinform.
“Okupatorët rusë kryen tre sulme me raketa kundër pozicioneve të trupave ukrainase dhe zonave të populluara duke përdorur 8 raketa, 62 sulme ajrore, duke përfshirë 56 bomba ajrore, kryen 2200 sulme, përfshirë 128 me përdorimin e sistemeve raketore”, tha ai, duke shtuar se Kremlini humbi 1,290 ushtarë gjatë ditës së kaluar, duke sjellë humbjet totale në rreth 512,420.
Nga ana tjetër Komisioneri për të Drejtat e Njeriut të Parlamentit të Ukrainës Dmytro Lubinets me anë të një mesazhi në Telegram ka deklaruar se që nga viti 2014, agresioni i armatosur i Rusisë kundër Ukrainës ka shkaktuar vdekjen e të paktën 790 fëmijëve.
Komisioneri theksoi se çdo tragjedi e tillë shërben si dëshmi e mëtejshme e gjenocidit kundër popullit ukrainas dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për vrasjen e fëmijëve dhe për të parandaluar viktima të tjera.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Norvegjia: NATO ka 2-3 vite kohë për t’u forcuar para një sulmi rus! Moska: Instruktorët ushtarakë të Perëndimit nuk do kenë imunitet nga sulmet tona
Xh.K/ReportTv.al