Forcat ruse që luftojnë në Ukrainën jugore kanë shkatërruar për herë të parë një tank Challenger 2 të furnizuar nga Britania, tha të martën një zyrtar i mbështetur nga Rusia.
Ukraina në mars falenderoi Britaninë për dërgimin e 14 tankeve kryesore të betejës Challenger 2 në Kiev, raporton Reuters.
Vladimir Rogov, një zyrtar i instaluar nga Rusia në një pjesë të rajonit jugor të Zaporizhzhia, i cili është nën kontrollin e Moskës, tha në Telegram se një Challenger 2 ishte djegur në luftime pranë fshatit juglindor të Robotyne.
Ai tha se tanku i përkiste brigadës së 82-të të ushtrisë ukrainase dhe duhej të arrinte në Krime, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, por në vend të kësaj ishte shkatërruar në atë që ai tha se ishte linja e parë e mbrojtjes ruse.
Një video e postuar nga Rogov në Telegram shihet një tank i cili është në mes të rrugë, ku është përfshirë nga flakët.
Rusia ka njoftuar më parë se forcat e saj kanë shkatërruar tanke luftarake Leopard 2 të prodhimit gjerman dhe automjete luftarake amerikane së bashku me pajisje të tjera të furnizuara në Ukrainë nga vende të tilla si Franca dhe Danimarka.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin: Hebreu Zelensky drejton Kievin për të mbuluar nazizmin! SHBA: Koreja e Veriut do të paguajë pasojat nëse i furnizon Moskën me armë
S.S/ReportTv.al