Të riun te 5 Maji nuk e lejojnë të shohë babain, shoqërohet nga policia: Forcat Speciale në vend që të kapin kriminelët, nxjerrin prindërit e mi nga shtëpia

9 Shkurt 2022, 07:48| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 11:44

  • Share

TIRANË- Valtrin Hoxha, djali i Atli Hoxhës, banesa e të cilit po shembet nga IMT, tha për Report Tv se prindërit e tij kanë punuar 30 vite që të ndërtojnë atë shtëpi. Me lot në sy dhe i prekur, ai u shpreh se Forcat Speciale në vend që të arrestojnë kriminelë, shkojnë dhe i nxjerrin nga shtëpitë e tyre. Alti tha se ato nuk kanë firmosur një kontratë me bashkinë, pasi e konsiderojnë të njëanshme.

‘Ka filluar babi im me dy dhoma të vogla, kur ka ardhur. 30 vjet lodhet për të ndërtuar atë shtëpi. Nuk di se çfarë të them nuk është e drejtë, por prap se u bë. Na thonë zbrit poshtë, nuk ekziston më shtëpia ime. Ka ende familjarë. Babi mami dhe motra ime jetojmë aty. Nuk jemi pa njerëz, kemi ku të shkojmë por kjo nuk do të thotë se duhet të na nxjerrin nga shtëpia. Nuk kemi rënë dakord. Forcat Speciale që duhet të kapin kriminelë po nxjerrin prindërit e mi nga shtëpia.’- u shpreh i riu.

Pas intervistës, Atli është ndjerë keq pasi nuk e kanë lejuar që të shohë babain, i cili po bën rezistencë për të mbrojtur shtëpinë. Burime bëjnë me dije se i riu është shoqëruar në polici.


Lajmi kryesor:

Shembja e banesave te '5 Maji', policia shkelmon dyert me forcë që të nxjerrë banorët nga shtëpia! Pamjet e prishjeve dhe revolta e qytetarëve: Jeni vrasës, nuk jeni shtet


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?