Forcat e mbrojtjes së Ukrainës kanë përparuar me 2 kilometra katrorë përballë forcave ruse në Bakhmut. Lajmin e bëri me dije mykola Volokhov një prej komandatëve ukrainas i cili tha se një numër i madh i ushtarëve rusë janë vrarë dhe janë marrë si robër.
"Tani mund të themi se Forcat e Mbrojtjes çliruan më shumë se 2 km Bakhmut. Kjo u arrit nga Forcat e Armatosura të Brigadës së Tretë Sulmuese të Veçantë të Ukrainës, e cila përfshin njësinë "Terra"," tha Volokhov. “Ne vramë një numër të madh rusësh dhe i morëm robër”, përfundoi komandanti ukrainas.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Forcat ukrainase përparojnë me 2 kilometra në Bakhmut! Kuleba: Kjo kundërofensivë e jona mund të mos jetë e fundit
B.V/ReportTv.al