Forcat zjarrfikëse në protestë para Kuvendit: Duam rishikim të kushteve të punës dhe pajisje të reja! Zjarrfikësi me 25 vite punë paguhet 55 mijë lekë

10 Mars 2022, 12:34| Përditesimi: 10 Mars 2022, 15:03

  • Share

Sindikata e zjarrfikësve protestoi para kryeministrisë dhe marshoi paqësisht drejt parlamentit për të kërkuar vlerësimin me pagë më të lartë të punonjësve. Sindikata denoncoi se shumica e zjarrfikësve nuk i kanë marrë shpërblimet për orët e punës gjatë natës, ndërsa pagesa që marrin, thonë se është e pamjaftueshme.

‘I bëj thirrje kryetarëve të bashkisë që të shikojnë sektorin e zjarrfikëse nuk kanë kushtet e punës. Nuk kemi pajisje, nuk i duam për vetë por i duam për njerëzit, se i kanë me taksat e tyre. duam kushtet e punës dhe të shtohen pajisjet. Ka shumë kohë që nuk na trajtojnë në mënyrë të njëjtë. Është një ministria e Brendshme që është përgjegjëse për institucionin tonë.  Maksimumi 55 mijë lekë merr zjarrfikësi me 25 vite punë, ndërsa rroga fillestare është 36 mijë lekë. Të zbatohet ligji!’- u shpreh kreu i Sindikatës Bledar Bajrami.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • arben: 11/03/2022 07:55

    Ju dergoi Saliu dhe ju mender sindikata per proteste.Po keta gomeret qe te bien pas e dine se ju ndalohet me ligj e drejta e greves.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?