Në "Amex Stadium", Brighton fitoi 4-2 kundër Tottenham. Raundi i 19-të në Premier League pa djemtë e Roberto de Zerbit në formë, duke i bërë 'gjëmën' Spursave. Mes më shumë se 31 mijë tifozëve në stadium, Brighton shënoi dy gola në pjesën e parë me Hinsheluood dhe Joao Pedro. Fraksioni i dytë ishte me ritëm të njëjtë, teksa supergoli i Estupidian në të 63 minutë i dërgoi shifrat në 3-0. Kur pritej reagimi i miqve, sërish Joao Pedro shënoi gol për Brighton. Tottenham u kujtua vonë dhe shënoi me Veliz dhe Davies në fundin e lojës, për rezultatin 4-2. Edhe njëherë Brighton tregon se milionat e kundërshtarëve nuk vlejnë dhe për të tretin sezon po bën mirë në elitën angleze. Me 30 pikë djemtë e de Zerbit ngjiten në vendin e tetë, gjashtë pikë më pak se Spurs që gjenden të pestët.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ De Zerbi është special, Brighton i shënon 4 gola Tottenhamit! West Ham 'tërbon' Arsenalin dhe e mund 0-2
S.Dh/ReportTv.al