Kultura

Forcim i bashkëpunimit kulturor Shqipëri–Itali, delegacioni i MEKI zhvillon vizitë në muzeun MAXXI në Romë

11 Qershor, 18:40| Përditesimi: 11 Qershor, 18:43

  • Share

Delegacioni i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit zhvilloi një takim të rëndësishëm në MAXXI, Muzeu Kombëtar i Arteve të Shekullit XXI në Romë, një nga institucionet më prestigjioze të artit bashkëkohor në Evropë.

Takimi u realizua në prani të drejtueseve të lartë të muzeut MAXXI, si dhe me pjesëmarrjen e Drejtorit të Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, z. Alessandro Ruggero, i cili dha mbështetje për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e kulturës dhe artit.

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave në menaxhimin e institucioneve muzeale të artit bashkëkohor, si dhe identifikimi i mundësive konkrete për bashkëpunim të ndërsjellë, programet e edukimit kulturor, qasjes digjitale ndaj koleksioneve dhe modeleve të qëndrueshme të financimit dhe menaxhimit muzeal, me fokus të veçantë në Muzeun e ardhshëm Kombëtar të Arteve të Bukura. 

Vizita e delegacionit të MEKI, pjesë e së cilit ishte edhe Lira Pipa, Zv.ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Anisa Pollo, Drejtoresha e Administrimit të Fondit të Trashëgimisë Kulturore, Artit, Kulturës dhe Projekteve, vjen si pjesë e strategjisë për modernizimin dhe ndërkombëtarizimin e institucioneve kulturore shqiptare, me synimin për t’i kthyer muzetë tanë në hapësira të gjalla, tërheqëse për artistët, vizitorët dhe komunitetet

Takimi në MAXXI përfaqëson një hap konkret drejt ndërtimit të partneriteteve të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e artit dhe kulturës, dhe një mundësi e re për të nxitur dialogun kreativ mes dy vendeve tona.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?