Politikë

Forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë në fushën e sigurisë, Ministri Balla pritet në Vjenë nga homologu i tij, Gerhard Karner

13 Maj 2024, 11:35| Përditesimi: 13 Maj 2024, 11:48

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot në Vjenë një takim me ministrin e Brendshëm të Austrisë, Gerhard Karner.

Gjatë takimit me homologun Karner, ministri Balla shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Policisë Alpine: “Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fushën e sigurisë, migracionit, luftën kundër kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjshme, mbrojtjes kundër zjarrit dhe shpëtimin. Mirënjohës për mbështetjen në krijimin dhe forcimin e kapaciteteve të Policisë Alpine”, tha ministri Balla.

G.K/S.Ç/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?