Macron dhe Osmani

Forcimi i marrëdhënieve Kosovë-Francë, Osmani takoi Macron

12 Korrik, 16:25| Përditesimi: 12 Korrik, 16:28

  • Share

Në margjina të samitit të NATO-s në Uashington, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj në francez Emmanuel Macron.

Osmani ka bërë të ditur se në takim kanë diskutuar mbi të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në sundimin e ligjit.

Po ashtu është diskutuar edhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës, ka shkruar Osmani në një postim në rrjetin social X./ Kosova Press

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?