Forcohen masat/ Pas alkoolit, gati testi i drogës për shoferët, nga shkurti s'i shpëtoni dot pajisjes së re

15 Janar 2020, 19:21| Përditesimi: 15 Janar 2020, 19:56

  • Share

Pak ditë pas “TruCam” radarit të sofistikuar për shpejtësinë tej normave të automjeteve, një tjetër pajisje pritet t’i vijë në ndihmë Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të shkeljeve rrugore nga drejtuesit.

Bëhet fjalë për testuesin e ri që pritet të vihet në përdorimi nga Policia Rrugore dhe do t’i japë fund një herë e mirë përdorimit të lëndëve narkotike nga drejtuesit.

Report TV ka mundur të sigurojë pamjet e këtij drageri që sipas burimeve pritet të vihet në funksion prej fillimit të muajit shkurt në të gjitha akset rrugore në vend nga ana e strukturave të policisë. I ngjashëm me dragerin që mat sasinë e konsumimit të alkoolit ky test i ri nëpërmjet pështymës të tregon brenda një afati të shkurtër kohor nëse drejtuesi i automjetit është në efektin e narkotikëve.

Kjo pajise është e aftë të përcaktojë edhe llojin e lëndës narkotike të konsumuar. Aplikimi i kësaj pajisje është i përhapur në shumë prej vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa në vendin tonë ky matës u testua nga disa efektivë të policisë rrugore çeke që zhvilluan disa patrullime gjatë një vizite në Shqipëri pak muaj më parë. Ashtu si alkooli edhe përdorimi i lëndëve narkotike shpesh herë është bërë faktor i regjistrimit të aksidenteve rrugore.

Drageri i ri është në kuadrin e planit të masave të paralajmëruar nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe që pritet të prezantohet në ditët në vijim. Duke parë numrin e lartë të aksidenteve rrugore në vend. Ministri Lleshaj në 107 vjetorin e Policisë së Shtetit tha se një ndër prioritetet kryesore të policisë për vitin 2020 është kthimi në vitin e sigurisë rrugore.

Pajisja e re e testit të drogës

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nert: 16/01/2020 07:31

    Dhe testin e shtatzanise.

    Përgjigju
  • Loni: 15/01/2020 21:38

    Hahahahahahh o moter respektuara po nuk late gje pa futur or burra shteti po si nuk bete njehere nje spital te ri Apo shkolle te re e Kam si ato qe ishin si keto qe jan... Po sjell komuniteti europian fonde per burgje e ndertohen burgje o juve duheni shkrumbuar te tere o fare e keqe lidershipesh... Ne vend te Beni gjera te Mira po merreni kush pi droge e kush Jo... Or degjenerata te pa skrupullta lej njerezit te bejne cte dojne Jan te lire te zgjedhin rrugen e tyre... Hap shkolla edhe arsimoj mos I lej rrugeve injorante o shtet bastard edhe nuk ke nevoj as per pajisje e as per polici sepse e marrin vete kulturen edhe dijen edhe rrugen e duhur...

    Përgjigju
  • Altini: 15/01/2020 20:55

    Hahahah Inshalla sdel ndonjeri te kap Edin se e plas testin. Hahahaha Bravo çuna Ka lezet si te humbni mendjen ketij populli te shkrete. Me 22 te gjithe ne proteste SHQIPETARE

    Përgjigju
  • Xxx: 15/01/2020 20:41

    Shkeljet jane te shumta policia me aksjone nuk e rregullon dot trafikun duhen radare elektronik qe percaktojne shkeljen dhe te pajisin me gjobe keshtu si funksionon ne BE

    Përgjigju
  • rroku: 15/01/2020 20:20

    O IDJOTE POLITIKANE, O TE PA AFTE KATUNDARE E MALOK MIRATONI LIGJIN PER PERDORIM TE CELULARIT SE JEMI TE VETMIT NE EUROPE ME NJE GJOBE QESHARAKE. KUR NJE DREJTUS MJETI NUK VE RRYPIN KOKEN E TIJE LE TA HAJE POR NGA PERDORIMI I TELEFONIT NE MAKINE VRET NJEREZ TE PA FAJSHEM U JU VRAFSHIN JUVE QE E KENI LENE PAS DORE.

    Përgjigju
    • Arbëri: 15/01/2020 20:46

      Të lumt...!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?