Foto ilustruese

Bota

Ford tërheq 29,000 automjete nga tregu amerikan, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

31 Maj, 21:40| Përditesimi: 31 Maj, 21:50

  • Share

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica.

Njoftimi u bë nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostradat, një agjenci federale qeveritare në varësi të Departamentit të Transportit që mbikëqyr rregulloret e sigurisë.

Prodhuesi amerikan i automjeteve është urdhëruar të tërheqë më shumë se 29,000 njësi për shkak të një krahu kontrolli të shkëputur që mund të shkaktojë humbje të drejtimit dhe të kontrollit të automjetit. Modeli i përfshirë është F-150 Lightning Bev 2024-2025, një kamionetë tërësisht elektrike.

Kompania ka qenë nën presion në muajt e fundit nga lufta tregtare e Trump. Makinat janë ndër produktet më të prekura nga tarifat e ngritura nga Shtëpia e Bardhë, nën efektin e kryqëzuar të tarifave reciproke dhe sektoriale.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?