Paul Heckingbottom

Forma e dobët, klubi i Premier League shkarkon trajnerin dhe rikthen në stol një ish

5 Dhjetor 2023, 16:33| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 16:34

  • Share

Sheffield United ka shkarkuar Paul Heckingbottom dhe emëruan ish-menaxherin e tyre Chris Wilder si zëvendësues të tij në klubin e Premier League. Sheffield është në fundin e klasifikimit dhe katër pikë larg zonës së sigurisë, pasi kanë humbur 11 nga 14 ndeshjet e këtij sezoni.

Pronari, Princi Abdullah tha për TalkSport se Wilder ishte "djali më i mirë në planetin tokë për të marrë përsipër klubin në këto momente".

“Chris është shumë optimist se mund të shpëtojë sezonin”, shtoi Princi Abdullah, duke konfirmuar lajmin për herë të parë. “Ai nuk mendon se është e lehtë, por ai mendon se është ende e mundur”.

46-vjeçari Heckingbottom, i emëruar në mënyrë të përhershme në nëntor 2021, e udhëhoqi klubin në Ligën e Parë (Championship) duke përfunduar i dyti në kampionat sezonin e kaluar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?