Derbi Partizani-Tirana/ Përplasen tifozët në ‘Elbasan Arena', tentohet të digjet një makinë dhe thyhen xhamat e lokalit! Policia nis shoqërimet

Duhet të ishte i qetë dhe pa asnjë problem për shkak se mungojnë tifozët, por derbi Partizani-Tirana në Elbasan Arena nuk ka rezultuar kështu. Kjo pasi mbështetës të dy ekipeve janë përplasur para stadiumit duke shkaktuar trazira, të cilat janë qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së policisë.

Jo rrallherë tifozët janë përplasur me njëri-tjetrin në derbi, por për shkak se nuk lejoheshin në stadium dhe se ndeshja ishte në Elbasan dhe kjo nuk pritej.

Si pasojë e përplasjeve, siç shihet nga videot e sjella nga Report Tv, janë thyer xhamat e një lokali, ndërsa është tentuar të djeget një makinë në parkingun e stadiumit. Ndërkohë është tentuar të digjet edhe një makinë në parkingun e stadiumit. Pas përplasjeve, policia ka nisur shoqërimet e disa personave.

Janë publikuar më parë edhe formacionet zyrtare të derbit Partizani-Tirana. Të dy trajnerët kanë befasuar jo pak, duke futur në formacion lojtarë të ardhur nga merkato e janarit. Te Partizani do të luajë nga minuta e Murataj, ndërsa te Tirana Taulant Seferi, futbollisti i kombëtares i ardhur me bujë nga Zvicra.

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bitri, Hakaj, Mala, Murataj, Broja, Melo, Bardhi, Asani, Solomon, Trajner: Ilir Daja.

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Najdovski, Batha, Halili, Toli, Ismajlgeci, Torasa, Muçi, Seferi. Trajner: Nevil Dede.

Ora 20:00
Nga ‘ferri në parajsë’, Çinari vendos derbin e sherrit! Partizani fiton kundër Tiranës (Pamjet)

Erald Çinari, futbollisti i Partizanit i dënuar me 4 muaj pezullim nga FIFA, nuk mund ta kishte imagjinuar as një ëndërr një rikthim të tillë në aktivitet. Sulmuesi shkodran ishte autori i golit të fitores 1-0 për Partizanin në derbin me Tiranën, që u luajt në Elbasan Arena.

Mëngjarashi i cili u fut në lojë si zëvendësues në minutën e 78, iu desh shumë pak kohë për të gjetur rrugën e rrjetës. Mjaftoi një devijim në zonë për të mposhtur portierin Bekaj dhe për të rikthyer Partizanin te fitoret në derbi pas katër ndeshjesh.

Me këtë fitore Partizani konfirmohet si skuadra ndjekëse e Vllazninë në luftën për titull kampion, ndërkohë që protagonistët e derbit pas ndeshjes u shprehën:

Ora 19:08
Elbasan, përplasjet e tifozëve gjatë derbit Partizani-Tirana, policia nis shoqërimet (VIDEO)

Derbi Partizani-Tirana në Elbasan Arena është shoqëruar me përplasje mes tifozëve.

Pas përplasjeve, policia ka nisur shoqërimet e disa personave.

Policia ka vijuar kontrollet nëpër lagjet e qytetit ku mund të jetë shpërndarë turma.

Trzirat janë qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së policisë.

1611252725_Sequence03.00000013.Still017.jpg

Ora 18:11
Derbi nis me dhunë e flakadanë, përplasen tifozët në ‘Elbasa Arena! Tentohet të digjet një makinë (VIDEO)

Duhet të ishte i qetë dhe pa asnjë problem për shkak se mungojnë tifozët, por derbi Partizani-Tirana në Elbasan Arena nuk ka rezultuar kështu. Kjo pasi mbështetës të dy ekipeve janë përplasur para stadiumit duke shkaktuar trazira, të cilat janë qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së policisë.

Jo rrallherë tifozët janë përplasur me njëri-tjetrin në derbi, por për shkak se nuk lejoheshin në stadium dhe se ndeshja ishte në Elbasan kjo nuk pritej.

Si pasojë e përplasjeve janë thyer xhamat e një lokali, ndërsa është tentuar të djeget një makinë në parkingun e stadiumit. Ndërkohë është tentuar të digjet edhe një makinë në parkingun e stadiumit.

Aktualisht situata është shqetësuar dhe tifozët janë shpërndarë nga policia.

1611249042_Sequence03.00010003.Still017.jpg

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lazio: 21/01/2021 19:58

    Ultrasit e Tironës, janë Huliganë!

    Përgjigju
    • Lala: 21/01/2021 20:45

      Po po pranej vraponin si lepuj huliganet e kur erdhen 2 furgonat e par te policis ahahahah

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?