Serbi 0-1 Shqipëri në Leskovac, festa kuqezi

Sport

LIVE/ Rey Manaj shënon supergol, Serbi 0-1 Shqipëri në Leskovac! Sulmuesi feston me 'shqiponjë', mbyllet pjesa e parë

11 Tetor, 18:24| Përditesimi: 11 Tetor, 21:46

  • Share

LIVE/ Serbi 0-1 Shqipëri (Rey Manaj 45+1')

Leskovac, Serbi

Grupi K kualifikues i Kupës së Botës 2026 - 20:45

Në stadiumin 'Duboçica' të Leskovacit po luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Dueli është si një 'finale' për dy skuadrat, kjo pasi një fitore të afron me vendin e dytë që të dërgon në play-off. Një humbje do largonte kuqezinjtë nga objektivat.

Komentet më të rëndësishme të ndeshjes:

 

45+1' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.

45+1` GOOL! Rey Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë. Pasimi 'padashje' i Ajetit u shfrytëzua nga lushnjari i cili shënoi një supergol nga brenda zone.

45' Një minutë shtesë.

43' Nuk ndalen thirrjet skandaloze të serbëve. Në stadium dëgjohen sërish thirrjet: “Kosova është Serbi"

42' Karton i verdhë për Juljan Shehun, për ndërhyrje të gabuar ndaj Stankovic në mesfushë.

30' Ekipi ynë shpëton mirë. Kostic kroson nga e majta dhe Vlahovic me një 'penallti në lëvizje' e dërgon topin pranë portës kuqezi.

25' Krosim i fortë nga Qazim Laçi në të djathtë, por topi shkon në duart e Petrovic.

23' Zivkovic dhe Manaj përplasen në fushë, arbitri  Istvan Kovacs qetëson gjakrat.

22' Asllani kroson bukur nga e majta, devijimi i Mitrovic për pak shkon në portë, por e ndal portieri vendas.

10' Serbia më kërkuese në minutat e para. Shqipëria po fillon të mbajë topin në mesin e fushës. Sfida në ekuilibër deri tani.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga tanët.

Pragndeshje

Ky është takimi i tetë mes tyre në histori, ndërsa pesë fitore janë të serbëve, dy barazime dhe asnjë fitore e Shqipërisë. UEFA nuk regjistron ndeshjet e fituara në tavolinë, pasi tanët kanë marrë një fitore 0-3 më 14 tetor 2014 për sfidën e Beogradit, kur huliganët serbë u futën në fushë dhe dhunuan futbollistët tanë.

Ndeshja në Serbi është vlerësuar si e një rrezikshmërie të madhe nga FIFA, duke dërguar dy oficerë sigurie. Veç zhvendosjes së sfidës nga Beogradi në Leskovac për shkak të frikës nga huliganët serbë dhe klimës së tensionuar politike atje, Federata Serbe e Futbollit nuk nxorri në shitje asnjë biletë.

6500 tifozët serbë në Leskovac jenë me ftesa dhe të përzgjedhur, përfshi futbollistë nga akademitë e futbollit. Serbia është e dënuar që këtë duel ta zhvillojë me reduktim të 20 përqind të kapacitetit të stadiumit. Në bazë të një marrëveshjeje mes dy federatave, në ndeshjet Serbi - Shqipëri dhe anasjelltas nuk do ketë tifozë kundërshtarë.

Pas pesë sfidave të luajtura në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, Anglia me 15 pikë mban kreun duke lënë pas Shqipërinë me tetë pikë. Serbia me shtatë pikë ndodhet në pozitën e tretë, por ka një ndeshje më pak. Më pas vijnë Letonia (5 pikë) dhe Andorra me një pikë.

SIGURIA - Pesë mijë policë janë të gatshëm për të ruajtur sigurinë në Leskovac. Në stadium ka afro 100 shqiptarë, staf i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtues klubesh nga Shqipëria dhe gazetarë që ndodhen me detyra pune. Në bazë të një marrëveshje mes federatave respektive, në duelet mes Shqipërisë dhe Serbisë ose anasjelltas, nuk do ketë tifozë kundërshtarë.

MUNGESAT - Adrion Pajaziti dhe Ardian Ismajli nuk janë të gatshëm për Sylvinhon për shkak lëndimesh. Te Serbia trajneri Stojkovic nuk do ketë të gatshëm Iliç, Lukiç, Nedeljkoviç, Vanja Milinkoviç-Saviç dhe Katai të lënduar, ndërsa Milenkoviç është i pezulluar, ashtu si edhe Lukiç.

ARBITRI - Arbitri rumun Istvan Kovacs do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kovacs është arbitri më i mirë i UEFA-s, pasi atij iu besua finalja e edicionit të shkuar në Champions League, aty ku PSG mposhti Interin 5-0. Sipas njoftimit të UEFA-s, Istvan Kovacs do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Horatiu Feșnic, po nga Rumania. Në dhomën e VAR-it do të jenë gjyqtarët gjermanë Bastian Dankert dhe Pascal Muller.

Formacionet zyrtare:

Serbia (3-4-1-2): Petrovic; Milosavljevic, Veljkovic, Pavlovic; Maksimovic, Stankoviç, Zivkovic, Kostic; Samardzic; Vlahovic, Mitroviç Trajner: Dragan Stojkovic

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Shehu, Laçi; Broja, Uzuni, Manaj Trajner: Sylvinho

Renditja në Grupin K

Ora 21:08
Elseid Hysaj barazon legjendën Lorik Cana në Kombëtare

1760209733_elseidhysaj.jpg

93 ndeshje ka luajtur Elseid Hysaj me Kombëtaren, duke barazuar ish-kapitenin legjendar Lorik Cana. Në përballjen kundër Serbisë, Hysaj ia del të barazojë Canën me ndeshje si kuqezi.

Ora 20:45
Serbët fërshëllejnë himnin e Shqipërisë

Në momentin që në stadium po luhej himni kombëtar i Shqipërisë, nuk kanë munguar fërshëllimat nga tifozët serbë.

Ora 20:19
Zabaleta në prag të ndeshjes: Sylvinho zgjodhi Uzunin për shkak të shpejtësisë

Ndihmëstrajneri i Shqipërisë, Pablo Zabaleta tha se trajneri i Kombëtares, Sylvinho zgjodhi Uzunin nga minuta e parë pasi ai është mjaft i shpejtë dhe mund të jetë opsion i mirë sonte.

“Uzuni është ndryshimi ynë i vetëm nga ndeshja e fundit me Serbinë, trajneri vendosi kështu, e dimë se sa i shpejtë është ai me topin, ai mund të jetë një opsion i mirë sonte”, tha Zabaleta për Supersport.

Ora 19:58
VIDEO/ Atmosferë e vakët në 'Duboçica', futbollistët e Kombëtares prekin fushën e stadiumit

1760205250_kombetarjashqiptare.jpg

Më pak se një orë nga nisja e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, atmosfera në stadiumin e Leskovacit duket e vakët. Ekipi kuqezi është shoqëruar për në stadium me forca të shumta policie, ndërsa tifozët serbë që do jenë në stadium janë të ftuar dhe do futen në impiant me karta identiteti dhe me kontrolle të shumta.

 

Ora 19:27
FOTOLAJM/ Kombëtarja mbërrin në stadiumin e Leskovacit

Pas afro 40 minutash udhëtim nga Nishi drejt Leskovacit, Kombëtarja dhe stafi kuqezi kanë mbërritur rreth orës 19:20 në stadiumin 'Duboçica' ku në orën 20:45 luhet Serbi - Shqipëri. Forca të shumta të policisë serbe shoqëruan ekipin tonë.

Ora 19:14
Serbi/ Arrestohet 35-vjeçari me nënshtetësi italiane, i gjendet një bluzë me simbole të UÇK-së në Merdare

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë arrestuar një 35-vjeçar me nënshtetësi italiane me iniciale EE, pasi u gjet një bluzë me mbishkrimin UÇK,.

Sipas autoriteteve serbe, dyshohet se ai kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Në pikën kufitare të Merdar, policia, pasi kontrolloi makinën “Pezho” të drejtuar nga i dyshuari, gjeti një çantë në bagazhin e makinës, e cila përmbante një bluzë të gjelbër me simbole të UÇK-së, informojnë mediat serbe.

EE u ndalua deri në 48 orë dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje së bashku me një kallëzim penal.

Ndërsa dy ditë më parë, ndaloi po në Merdar, ndaloi një 53-vjeçar i cili kishte 5 çanta me fanela dhe flumur me simbole të UÇK.

Ora 19:03
Formacionet zyrtare/ Kombëtarja luan në sulm kundër Serbisë, Broja, Uzuni dhe Manaj nga minuta e parë

Formacionet zyrtare, Serbi - Shqipëri

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka bërë publik edhe formacionin zyrtar për ndeshjen kundër Serbisë. Me Brojën, Uzunin dhe Manaj në sulm luan braziliani, duke vënë re që se ekipi është sulmues. Serbia luan me skemën 3-4-1-2.

Formacionet zyrtare:

Serbia (3-4-1-2): Petrovic; Milosavljevic, Veljkovic, Pavlovic; Maksimovic, Stankoviç, Zivkovic, Kostic; Samardzic; Vlahovic, Mitroviç Trajner: Dragan Stojkovic

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Shehu, Laçi; Broja, Uzuni, Manaj Trajner: Sylvinho

Ora 18:41
VIDEO/ Kombëtarja sot luan me uniformën e bardhë, shikoni pamjet nga dhoma e zhveshjes në stadiumin e Leskovacit

Me uniformën e bardhë do përballet sot Shqipëria kundër Serbisë në Leskovac. Duke qenë udhëtues, tanët janë detyruar të luajnë me fanellën e dytë.

Ora 18:36
Nën masa të forta sigurie, Kombëtarja lë hotelin në Nish! Niset drejt stadiumit në Leskovac (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka lënë hotelin në Nish dhe nën masa të forta nga policia serbe është nisur drejt stadiumit të Leskovacit, aty ku në 20:45 luhet Serbi - Shqipëri. Diçka më shumë se 40 kilometra rrugë do përshkojnë kuqezinjtë me autobus, për të shkuar në impiantin e ndeshjes.

S.Dh/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tifozi: 11/10/2025 20:27

    Po fitohet me Manaj dhe me Brojen, o trajner bananesh.

    Përgjigju
  • Fatjoni: 11/10/2025 20:25

    Trajner legen. A futet në lojë Manaj para Dakut. Trajner i shitur tek menaxherat e lojtarve.

    Përgjigju
  • Rudi: 11/10/2025 19:14

    Bravo Silvinjo me formacion sulmues, vetem ishalla s'u ka dhene detyra mbrojtese ekstreme si me Seferin. Mendoja se do luanim me mbrojtes pj.1 per 0-0 e t'i godisnim me pj.2 kur te ishin ne ankth rezultati

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni ‘finalen‘ Serbi-Shqipëri?