Vlahovic dhe Lautaro Martinez

Sport

Formacionet/ Juventusi rikthen Vlahovicin titullar, Interi me mesfushë të ngarkuar! 'Zonja' dominon statistikat

13 Shtator, 11:44| Përditesimi: 13 Shtator, 11:49

  • Share

TORINO - Këtë të shtunë në orën 18:00 në 'Allianz Stadium', Juventusi dhe Interi do përballen në Derbin e Italisë numër 241. Sfida vlen për raundin e tretë në Serie A dhe vendos shumë për ekipin që do jetë pretendent për titull, pasi duket si sfida gjernerale mes dy big-ëve që kanë një histori me garë, suksese dhe përplasje.

Këtë sezon është Igor Tudor që do drejtojë Juven nga nisja e tij, me kroatin që duket se ka besim te Dusan Vlahovic. Serbi ka rifituar vendin në sulm. Në portë Juvja pritet të luajë me Di Gregorio, më pas mbrojtja me tre: Gatti, Bremer dhe Kelly, për të vijuar me katër në mesin e fushës; Kalulu, Locatelli, Thuram dhe McKennie. Koopmeiners dhe Yildiz në mbështetje të Vlahovic.

Nga ana tjetër, rumuni Chivu përgjigjet me skemën 3-5-2. Në portë Sommer, më pas mbrojtja pritet të përbëhet nga Akanji (debutim), Acerbi dhe Bastoni. Mesi i fushës; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan dhe Carlos Augusto, ndërsa në sulm golat priten nga Thuram dhe kapiteni Lautaro Martinez.

'Derbi i Italisë' është i 241 në histori mes dy skuadrave, me Juven që dominon. Në 240 ndeshjet e kaluara, në të gjitha kompeticionet, Juventusi ka 110 fitore, kundrejt 70 të Interit, ndërkohë që 60 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim. Juventusi ka shënuar 351 gola, kundrejt 292 të pësuarve.

Formacionet e mundshme, Juventus - Inter

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?