Sport

Shqipëria luan mirë, por Polonia fiton thellë në Varshavë! Kuqezinjtë të zhgënjyer edhe me arbitrin

2 Shtator 2021, 19:12| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 07:22

  • Share

Një ndeshje e zhvilluar me shumë grintë, por kombëtares shqiptare i ka shkuar si mos më keq sfida për kualifikueset e Botërorit kundër Polonisë, pasi është mposhtur me rezultatin 4-1. Në Varshavë kuqezinjtë e nisën me shumë ashpërsi, pasi deri në minutën e 11 morën 3 kartona të verdhë, ndërsa disa sekonda më pak Leëandoski zhbllokoi shifrat me kokë.

Kombëtarja e drejtuar nga Reja nuk u shtang, por reagoi pasi disa çastesh me Cikalleshin, që falë golit të tij ktheu shpresat për pikë. Kuqezinjtë do të luanin me shumë dëshirë deri në pjesën e parë kur një harkim në zonë i ndëshkoi në momentin më të mirë. Buksa nuk fali me kokë, duke rikthyer avantazhin për Poloninë.

Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 54 një inkursion i diskutueshëm për faull i Leëandoskit solli golin e tretë të realizuar nga Krychoviak. Numri 10 përfitoi edhe nga një përgjumje e mbrojtës sonë. Si të mos mjaftonin këto episode, në minutën e 65 Shqipërisë i mohohet një penallti nga arbitri, por edhe VAR që nuk ndërhyn në favor të Manajt. Për më tepër karton i verdhë për këtë të fundit për shkak të protestave.

Për pjesën e mbetur të lojës vendasit arritën të shënonin edhe njëherë me Linetin, duke vulosur një ndeshje që mund të konsiderohet edhe si e pafat. Pas katër ndeshjesh në grupin I kualifikues të Botërorit Shqipëria renditet në vendin e katërt me 6 pikë.

Sfida e radhës për kuqezinjtë e drejtuar nga Reja do të jetë të dielën kundër San Marinos në Elbasan Arena.

Ora 22:50
Lineti vulos vuajtjen e Shqipërisë, Polonia shënon edhe golin e katërt kundër kuqezinjve

89’ Është mbyllur 4-1 ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë. Lineti ndëshkon në minutat e fundit kuqezinjtë dhe vulos sfidën.

Ora 22:20
Gjyqtari nuk vërshëllen, edhe VAR i mohon penallti Shqipërisë! Manaj ndëshkohet për protesta

65’ Manaj rrëzohet në zonë pas një ndërhyrjhe të gabuar, por arbitri nuk akordon penallti. Çuditërisht nuk ndërhyn as VAR, duke shkaktuar polemika. Manaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

 

Ora 22:03
Mbrojtja lë për të dëshiruar, Lewandowski marshon dhe asiston për Krychoviak! Polonia shënon golin e tretë kundër Shqipërisë

54’ Shqipëria pëson edhe golin e tretë kundër Polonisë. Një hezitim i mbrojtësve tanë dhe Krychoviak nuk ka falur.

Ora 21:33
Loja e bukur nuk mjafton, Polonia rikthehet në avantazh! Berisha ndëshkohet me kokë

44’ Polonia rikthehet në avantazh ndërkohë që Shqipëria po lunate mjaft mirë. Një kros në zonë është shfrytëzuar mjaft mirë nga Buksa

Ora 21:13
Entuziazëm kuqezi në Varshavë, Cikalleshi barazon shifrat për Shqipërinë

23’ Shqipëria rikthen baraspeshën në minutën e 23. Sokol Cikalleshi mposht Sheznin nga një kënd shumë i prirët.

 

Ora 20:51
Shqipëria e pëson shpejt, Lewandowski nuk fal! Zhbllokohet ndeshja në Varshavë

12’ Robert Lewandowski ka bërë atë që bën zakonisht edhe kundër Shqipërisë. Në minutën e 12 sulmuesi ka realizuar me kokë duke zhbllokuar shifrat.

 

Ora 20:50
Nisin ethet kuqezi, Kombëtarja luan shpresat për kualifikim në transfertën e Polonisë

1’ Ka nisur në varshavë ndeshja e katërt e Shqipërisë në grupin kualifikues të Botërorit

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/09/2021 02:37

    Shqipot s'kane per te pasur kurre sukses ne futboll.Ndertoni sa te doni stadiume,blini sa te doni sportiste e trainjere,vini shperblime sa te doni,por prape te deshtuar keni per te mbetur.Shqipot thjesht nuk jane krijuar per kete pune.Duhet qe nje dite te jeni te ndershem me veten dhe boll me iluzione.

    Përgjigju
    • Vllahutin: 03/09/2021 06:27

      Iris po ti tani je tu bo tenis tavoline me naj raket kongolezi qe ke kaq njohuri mbi gjithe shqipet?

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?