FT/ Inter 1-0 Milan (Lautaro 34')
Inter fitoi 1-0 me Milanin në derbin e qytetit. Për javën e 21-të në Serie A, djemve të Inzaghit i mjaftoi goli i Lautaro Martinez në minutën e 34 të ndeshjes për tri pikët e radhës në kampionat. Kuqezinjtë e Piolit nuk ngrenë kokë as në derbi, teksa për ndeshjen e pestë radhazi nuk njohin shijen e fitores.
Ndeshja në "Giuseppe Meazza" nisi me raste, teksa skuadrat u kujdesën për mos pësuar. Inter shtoi ritmin pas minutës së 30-të, teksa katër minuta më vonë Lautaro gjeti golin e vetëm të ndeshjes.
Krosimi i Calhanoglu nga këndi u shfrytëuza nga argjentinasi, që i jep kështu tri pikë Interit. Kështu zikaltërit shkojnë në kuotën e 43 pikëve në vendin e dytë, 13 pikë pas Napolit. Milan mbetet me 38 pikë në vendin e gjashtë.
Formacionet zyrtare:
INTER (3-5-2): Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martinez. Trajner: Simone Inzaghi.
MILAN (3-5-2): Tatarusanu; Kalulu, Kjaer, Gabbia; Calabria, Messias, Tonali, Krunic, Theo Hernandez; Giroud, Origi. Trajner: Stefano Pioli.
34'/ Inter 1-0 Milan. Lautaro Martinez kalon Interin në avantazh. Krosimi i Calhanoglu nga këndi u shfrytëzua bukur nga argjentinasi, që shënoi me kokë.