Sport
Top 24

Formacionet zyrtare/ Reja zbret në fushë me skemë të fshehur, por nuk ka surpriza me lojtarët

8 Qershor 2019, 13:51| Përditesimi: 8 Qershor 2019, 13:53

  • Share

Shqipëria zyrtarisht do të luajë me formacionin 4-3-3 kundër islandës. Kjo është skema e zgjedhur nga trajneri Edy Reja në këtë takim të rëndësishëm për fatet e grupit që luhet në transfertë, duke filluar nga ora 15:00.

Tekniku italian ka zgjedhur të zbresë në fushë me lojtarët të cilët ka punuar gjatë javës në stërvitje, duke evituar surprizat. 11-shja e zgjedhur nga Reja nga porta në sulm është: Berisha, Hysaj, Ismajli, Dermaku, Veseli, Xhaka, Basha, Abrashi, Lenjani, Cikalleshi dhe Balaj.

Edhe pse në letër është 4-3-3, kjo skemë mund të jetë e fshehur pasi mund të përkthehet edhe si 3-5-2, e preferuar nga Reja. Hysaj mund të spostohet në krahë, ndërsa Veseli mund të rikthehet në qendër të mbrojtjes për të luajtur me 3. Si rrjedhojë në krahun e majtë të mesfushës kthehet Lenjani, duke lënë sulmin me Cikalleshin dhe Balajn. Për më tepër mbetet për t’u parë në fushë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?