Kombëtarja shqiptare e futbollit luan më 7 dhe 10 shtator dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve. Kundër Ukrainës në Pragë dhe Gjeorgjisë në Tiranë, kuqezinjtë kërkojnë pikë në një event që u jep mundësinë për të qenë më pranë Kupës së Botës.
Trajneri Sylvinho do duhet të bëjë pa Ajetin, Brojën dhe Gjimshitin të dëmtuar, ndërsa qendra e mbrojtjes ndryshon nga ajo e Evropianit. Tanimë tanët janë në Pragë dhe po përgatisin detajet e fundit në lidhje me duelin kundër Ukrainës, i cili luhet nesër në 20:45 në fushë neutrale.
Sylvinho doli sot para medieve, teksa nuk dha asnjë ide për emrat, por cilësoi se formacioni do i përshtatet kundërshtarit.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria: (4-3-3) Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Manaj
VIDEO: Stërvitja zyrtare e Kombëtares para ndeshjes kundër Ukrainës në Pragë