Formacioni i tunxhit, “Albanian brass”, koncert jazz në ballkonin e Teatrit të Operës (VIDEO)

28 Dhjetor 2020, 15:30| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 15:41

  • Share

Në këtë atmosferë festive instrumentistët e formacionit të tunxhit “Albania Brass” performuan në ballkonin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe baletit.

Muzikën e këngëve të vjetra qytetare, si “Kur më vjen burri nga stani”, “Të lutem falmi sytë e shkruar”, “Kur hana del” por edhe pjesëve të tjera i sollën për publikun rastësor në këtë minikoncert artistët; Ilir Kodhima, Xhino Daja, Reinald Poci, Dorian LLanga, Ilir Vorbsi dhe Nikolas Bonçi.

“Një grup i mrekullueshëm, në një moment të vështirë. Pasi nga një anë pandemia, nga ana tjetër rrëmuja e kalamajve të partive politike. Na kënaqi, na hoqi stresin”.

“Një dhuratë shumë e bukur në këto momente për Tiranën. Edukimi i publikut me këtë muzikë është shumë thelbësor”.

“Shumë e veçantë, që po dëgjoj këtë muzikë të bukur në këto momente të vështira. Tirana ka nevojë më shumë për njerëz që mbështesin koncerte të tilla. Dëshira e artistëve dhe artistët nuk mungojnë. Mungojnë pjesëmarrësit”.

“Për ata artistë të vjen keq, se nuk meritojnë që të japin koncert në atë lloj mënyre”.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit programin e këtij viti do ta mbyll këto ditë me mbrëmjen gala festive për Vitin e Ri 2021.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gërrneti: 30/12/2020 09:38

    rrespekt e mirnjohje per do tunxha, per do kovaç tingulli!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?