Përballja e sotme miqësore kundër Azerbajxhanit në 19:00 është e fundit për Kombëtaren para Euro 2024. Trajneri Sylvinho ka bërë pesë ndryshime nga ndeshja e fundit e fituar 3-0 kundër Lihtenshtajnit tre ditë më parë, teksa ky pritet të jetë formacioni më i mundshëm edhe për në finalet e Euro 2024, me lëvizje të vogla.
Mes shtyllave rikthehet titullar Thomas Strakosha, ndërkohë që në prapavijë e nisin nga minuta e parë kapiteni Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj. Në mesfushë Ylber Ramadani zëvendëson Klaus Gjasulën, ndërkohë që konfirmohen në sulm Armando Broja dhe Jasir Asani. Repart ku ka fituar një fanellë titullari edhe Taulant Seferi.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (1-4-3-3): Strakosha; Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Seferi, Asani, Broja Trajner: Sylvinho
Azerbajxhan (1-4-3-3): Mahammadah; Jafagurlyev, Mustafazade, Huseynov, Mammadov; Isaev, Dinlyev, Makhmudov; Bayramov, Sheydaev, Emreli Trajner: Arid Asadov
Lajmi kryesor:
Kombëtarja është gati, kuqezinjtë fitojnë 3-1 kundër Azerbajxhanit! Ndeshja e radhës përballë Italisë në Euro 2024
S.Dh/ReportTv.al