Vllaznia kundër Linfield

Formacioni/ Kërkohet përmbysja në Shkodër, Memelli: Besojmë te kualifikimi në Conference League

20 Korrik 2023, 10:52
  • Share

Vllaznia luan sot në 20:45 kundër Linfield në "Loro Boriçi". Përballja vlen për ndeshjen e kthimit në turin e I eliminator të Conference League, ndërsa përballja e parë në Irlandën e Veriut foli për vendasit, që fituan 3-1. Tanimë shkodranët kanë një ndeshje të vështirë, me detyrën që është shënimi i të paktën dy golave dhe dërgimi i ndeshjes në shtesë, për të shpresuar më pas te përmbysja. Përpara ndeshjes për mediet, trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli u shpreh optimist se do ia dalin.

"Besoj që kjo javë ka qenë një javë reflektimi se si duhet të përmirësojmë gjërat dhe çfarë të bëjmë përballë kësaj skuadre. Në javën e parë ishte njohja që duhet të bëjmë më kundërshtarin. Nisur nga kjo them se skuadra është stërvitur shumë mirë, besimi nuk mungon dhe kam besim se çunat do të bëjnë një ndeshje shumë të mirë.

Nuk kemi ndryshuar shumë, ajo që mendoj dhe besoj është që atmosfera do të në ndihmojë me tifozët dhe nisur nga kjo besoj motivimi do të jetë shumë herë më i lartë se sa ka qenë", tha Memelli.

Trajneri korçar foli edhe për formacionin dhe gjendjen e skuadrës së tij, duke thënë se Hakaj kishte disa probleme, por është stërvitur me grupin.

Formacioni? Nuk e kemi vendosur akoma sepse është edhe një stërvitje e fundit. Besoj do të ndajmë nesër në mëngjes pasi siç na ndodhi në Belfast që Gruda për arsye shëndetësore mungoi, ka edhe të tilla raste që nuk mund të shmangen. Për momentin nuk kemi dëmtime. Esini ka qenë pak pa qejf nga ndeshja e Belfast, por është stërvitur rregullisht në ndeshjet e fundit", vijoi trajneri.

Memelli më pas foli për grupin e lojtarëve, duke treguar se kjo është "arma" e tyre e fortë.

"Nuk jam këtu për të folur për individë të caktuar se edhe Darko është një element i rëndësishëm për skuadrën. Kam një grup prej 24 vetësh, të gjithë janë të rëndësishëm për skuadrën. Ai është lojtar shumë i mirë dhe do të na ndihmojë për kampionatin në vazhdim. Kemi edhe një stërvitje dhe më pas do të vendosim", tha Memelli.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia (1-4-3-3): Qarri; Smajli, Juric, Stojanovic, Hakaj; Boshnjaku, Ceshmedijev, Mala; Çoba, Gruda, Balaj Trajner: Migen Memelli

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?