Nga stërvitja e Kombëtares

FORMACIONI/ Kombëtare eksperimentale dhe lojtarë nga Superliga, si rreshtohen kuqezinjtë në Abu Dhabi

25 Tetor 2022, 15:15| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 20:00

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 16:30 me Arabinë Saudite. Ndeshja e Abu Dhabi është miqësore për dy skuadrat, që përballen për herë të parë në histori. Trajneri Edy Reja ka vendosur që këtë duel ta zhvillojë me elementë nga Superliga dhe lojtarë që nuk kanë pasur shumë minuta në dispozicion.

Në portë italiani pritet të hedhë Selmanin, që po bën mirë në Turqi. Në mbrojtje luan Gurishta, Bitri, A. Marku dhe Turkaj, teksa mesi i fushësi takon Deliut, Malës dhe Muçollit, në sulm Xhixha dhe Cikalleshi. Nuk përjashtohet mundësia që Reja të ndryshojë elementë të caktuar në minutat e fundit.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Selmani, Gurishta, Bitri, Hadroj, Turkaj, A. Marku, Mala, Muçolli, Deliu, Cikalleshi, Xhixha

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?