Milani po përgatitet për një sezon të ri në Serie A dhe Europë, me objektivin për të rikthyer lavdinë e dikurshme. Klubi italian po ndërton një skuadër sulmuese me përforcime të bujshme, ku mes emrave më të përfolur spikat talenti shqiptar me pasaportë zvicerane, Ardon Jashari, apo edhe Luka Modric.
Në skemën 3-4-3 të projektuar nga stafi teknik, Ardon Jashari do të vendosej në zemër të mesfushës përkrah ikonës kroate Luka Modric, duke formuar një dyshe me gjenerata të ndryshme, që sjell ekuilibër mes energjisë, freskisë dhe përvojës.
Pjesa sulmuse pritet të jetë po aq e fuqishme, me Rafael Leao në krahun e majtë, Christian Pulisic në të djathtë dhe Rasmus Hojlund në majë të sulmit, nëse realizohet transferimi i sulmuesit danez nga Manchester United. Ky repart premton shpejtësi, ide dhe shumë gola.
Në krahët e mesfushës do të veprojnë Estupinan dhe Jimenez, të cilët do të kenë rol të dyfishtë, si në ndërtimin e aksioneve, ashtu edhe në mbrojtje.
Prapavija do të jetë e ndërtuar mbi një treshe solide: Pavlovic, Thiaw dhe Tomori, ndërsa në portë mbetet i palëkundur Mike Maignan, një nga më të mirët në botë në rolin e tij.
Komente

Një gjë të dini ju tifozat e Milanit për Jasharin, Alegri nuk e ka deshur në ekip se nuk ja vlen të harxhosh 40 miljon euro, Jashari ka për të qëndruar në stol dhe në merkaton e Janarit mund të shtet te Leçe për 20 miljon euro, keni për të më kujtuar.
Përgjigju